Pamje Turpi nga Lojërat Olimpike Paris 2024: Notari Italian Fle në Park!

/

Notari italian, i cili fitoi dy medalje këtë javë, shprehu pakënaqësinë e tij për akomodimin.

Një video që ka kapur Tomas Ceccon duke fjetur pranë një stoli në parkun e fshatit Olimpik, nuk sjell vetëm çudi, por zemërim.

Fshati Olimpik, i cili është krijuar për të pritur atletët më të mirë të botës, po përballet me kritika pasi fituesi i medaljes së artë olimpike Tomas Ceccon u gjet duke fjetur pranë një stoli në park, duke ngritur shqetësime për kushtet e jetesës që u ofrohen sportistëve të olipiadës.

Notari italian, i cili fitoi dy medalje këtë javë, shprehu pakënaqësinë e tij për akomodimin. Pavarësisht suksesit të tij, ai i përshkroi kushtet në fshat si “nën standarte”, duke rezultuar në atë që ai zgjodhi të flinte në ambient të hapur, në vend të ambienteve në dispozicion të ofruar nga francezët.

Një foto e kapi atë të përkulur në një peshqir të bardhë nën një pemë pranë një stoli, një kontrast i fortë me pritshmëritë e fjetoreve olimpike.

Kalimtari saudit Husein Alireza e pa Ceccon duke fjetur dhe e shpërndau imazhin në Instagram, duke vënë në dukje terrenin e Fshatit Olimpik si vendndodhje.

Ckecon ka shprehur pakënaqësinë e tij për kushtet e këqija pas humbjes në finalen e 200 metrave shpinë, më 31 korrik. Ai u tha gazetarëve: “Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë atletë lëvizin për këtë arsye: nuk është një alibi apo justifikim, është realiteti që ndoshta jo të gjithë e dinë”.

Ai shtoi: “Jam i zhgënjyer që nuk arrita në finale, por isha shumë i lodhur. Është e vështirë për të fjetur si gjatë natës ashtu edhe pasdite. Zakonisht, kur jam në shtëpi, fle gjithmonë pasdite: këtu kam shumë vështirësi mes vapës dhe zhurmës.”

Federata Italiane e Notit (FIN) sqaroi se video e Ceccon duke fjetur nuk lidhej me komentet e tij të mëparshme për fshatin Olimpik, por incidenti nxjerr në pah çështjen më të gjerë të kushteve të këqija të jetesës me të cilat përballen atletët.

Previous Story

Hezbollahu Lëshoi ​​50 Raketa në Izrael - Intensifikohen Shqetësimet për Ndezjen e Luftës së Përgjithshme në Rajon

Next Story

Luftë me "Pesë Fronte"? - Izraeli Hap Strehim Nëntokësor Bërthamor në Jerusalem - Çfarë po Ndodh me Egjiptin?

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e