Ndërsa Britania përjeton trazira të paprecedent, në të gjitha qytetet e saj më të mëdha dhe jo vetëm, lidhur me vrasjen, therjen brutale nga një 17-vjeçar afrikan të tre vajza të vogla, një këshilltar i qeverisë britanike ka bërë thirrje për një Lockdown të stilit COVID, për të ndaluar protestat!
Absurdi i laburistëve rishfaqet në “madhështinë” e tij sërish.
Siç tha John Woodcock, një lockdown i stilit Covid është i nevojshëm për të shuar protestat kundër imigracionit:
“Duhet ta kthejmë vëmendjen në ditët e Covid-it, kur publiku pranoi një emergjencë të cilën ishim të përgatitur ta mbështesnim dhe ligjvënësit ishin të përgatitur ta jepnin.”
Në vend që shteti, qeveria britanike të mbrojë nënshtetasit, kombasit e saj, mendon që t’i izolojë në banesa anglezët, për të mos goditur imigrantët e paligjshëm, kryesisht ata islamikë, edhe pse të paligjshmit po u vrasin fëmijët, po i vjedhin dhe po u shkaktojnë një seri dëmesh, një valë migratore që e ka bërë Britaninë vend të pasigurtë, me rend të kufizuar dhe me të ardhme të zymtë, nëse nuk marrin masa të menjëherëshme.
Anglia shkon drejt një kryengritjeje të përplasjes së brendshme dhe zgjidhjen e problemit do e japin vetë qytetarët me iniciativën e tyre, duke marrë ligjin në duar. Asgjë nuk është e pamundur, kur populli vendos ta ndërmarrë për ta kryer.
Nëse kjo është një qeveri britanike atdhetare, atëherë Venzuela e Madouros është demokracia më “brilante” në glob.