“Kësaj radhe bota mund të mos jetë aq me fat!”
SHBA-ja ka rritur praninë e saj në Lindjen e Mesme ditët e fundit, duke dërguar aeroplanmbajtëse dhe një skuadrilje luftarake në rajon, pasi duket e gatshme për të ndihmuar Izraelin në mbrojtje.
Mediat pyesin veten: “A ishte i paraplanifikuar përshkallëzimi i situetës nga Izraeli në Lindjen e Mesme?”
Ish analisti i lartë i politikës së sigurisë në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Maloof, pretendon se ngjarjet e javës së kaluar mund të mos kenë ndodhur rastësisht, por mund të jenë planifikuar paraprakisht nga kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu, ndoshta në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Maloof e parashtroi këtë pretendim provokues të hënën në programin “The Final Countdown” të Sputnik.
“Mendoj se është plotësisht në duart e Netaniahut tani dhe ai është i burgosur i Ben-Gvir dhe Smotrich, dy nga ministrat e tij më radikalë pa të cilët qeveria e tij do të shembej”, paralajmëroi Maloof.
“Dhe kështu ai duhet t’i bindet diktatit të tyre dhe diktati i tyre është që të marrin përsëri të gjithë territorin biblik.
Netaniahu paraqiti planin e tij të luftës në Kongres dhe ata e duartrokitën, domethënë i dhanë dritën jeshile që të sulmojë Iranin”, shtoi ai, duke iu referuar fjalimit të fundit të kryeministrit izraelit përpara një sesioni të Kongresit në Uashington.
“Më pas ai u kthye në Izrael dhe goditi menjëherë dy nga figurat kryesore të Hamasit dhe gjithçka filloi. Mendoj se e gjithë kjo ishte e paramenduar. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara filluan të lëvizin anijet e tyre luftarake në drejtimin të Kindjes, fakt që na bind se e gjithë kjo ishte e planifikuar paraprakisht.”
SHBA-të kanë rritur praninë në Lindjen e Mesme ditët e fundit, duke dërguar aeroplanmbajtëse dhe një skuadrilje luftarake në rajon. SHBA-të priten të ndihmojnë në çdo përpjekje, përkrah aleatëve të tjerë si, Britania e Madhe dhe Jordania, të cilët nxituan për të ndihmuar Izraelin edhe gjatë një përplasjeje të mëparshme, midis Teheranit dhe Tel Avivit, në muajin prill.
Në të njëjtën kohë, Rusia duket se po distancohet nga politikat e Izraelit dhe po forcon gjithnjë e më shumë bashkëpunimin e saj me Iranin, në shumë nivele! Dy kampe sërish, po krijohen për Lindjen e Mesme!
“Deri më tani Lufta e Tretë Botërore është shmangur disa herë. Kësaj here bota mund të mos jetë kaq me fat”, thekson Sputnik!