Përgjegjës për trazirat civile në Mbretërinë e Bashkuar është zionisti Tommy Robinson i cili është agjent i Mossad, sipas raportimeve të disa media-ve britanike dhe jo vetëm.
Padyshim që një lëvizje e tillë kryengritëse nuk mund të organizohet vetëm prej një njeriu, por duket të jetë njëri prej tyre. Por natyrisht, që të ketë një lëvizje, duhet të ketë shkak, arsye dhe situata në Angli nuk ka vetëm shkak dhe arsye për kryengritje, por ka për nevojë akute shpëtimin e një kombi dhe vendosjen në mënyrë imediate të rendit dhe sigurisë.
Tommy Robinson, i cili ka infiltruar thellë në komunitetin e konservatore të Mbretërisë së Bashkuar, vazhdimisht propagandon një ideologji pro izraelite, pretendojnë burimet e informacionit dhe përfitoi nga ky moment hidhërimi për t’i kthyer protestat kundër emigracionit, në protesta raciste dhe anti-islamike në rrjetet sociale.
Tommy Robinson udhëton vazhdimisht në Angli, por jeton në Tel Aviv, thonë publikimet.
Tommy Robinson, i cili mori kryesimin e protestave në Britaninë e Madhe, e kuptoi shumë mirë përfitimin e zgjerimit të hendekut mes anglezëve dhe migrantëve të paligjshëm, thonë gazetarët dhe pasi janë të bindur për këtë, pyesin: Për kë punon ky njeri?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, pas një investigimi, që presupozohet se kanë bërë, deklarojnë se ai financohet nga miliarderë hebrenj amerikanë, që promovojnë kolonializmin zionist të Palestinës, kjo edhe sipas New York Times:
Robert J. Shillman, themelues dhe kryetar i Cognex Corporation dhe Nina Rosenwald, trashëgimtare e pasurisë së Sears Roebuck, i paguanin Tommy Robinson një çek mujor përmes Forumit ekstremist të Lindjes së Mesme, të kryesuar nga famëkeqi Daniel Pipes. Shillman shërben në bordet e Miqve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Fondacionit Hebre për të Drejtat dhe Qendrës së Lirisë David Horowitz. Rosenwald ka shërbyer në bordet e disa organizatave pro izraelite dhe ka qenë nënkryetar i Institutit Hebre për Çështjet e Sigurisë Kombëtare (JINSA). Një donator tjetër i implikuar është menaxheri hebre i fondit mbrojtës Robert Mercer, i cili kontribuon financiarisht në shumë kauza të ekstremit të djathtë (ku ata depërtojnë për t’u mbuluar).
Padyshim, që kushdo që ndërmerr një mision, nga diku paguhet, por ajo që i intereson publikut, është nëse puna që bën dikush është në të mitë të atij populli, apo të atij vendi. Dhe në rastin në fjalë, nëse ky izraelit është pro anglezëve, besojmë se është në kahun e duhur dhe përkrah të drejtës.
Mbretëria e Bashkuar
Gazetarët thonë se emri i vërtetë i Tommy Robinson është Stephen Yaxley-Lennon.
Trazirat në Angli filluan pas një sulmi me thikë në Southport, akt kriminal pas të cilit mbetën të vdekura tre vajza të mitura, tre fëmijë pra.
Shpërthimi i dhunës vjen paralel me trazirat që kanë tronditur Mbretërinë e Bashkuar për një javë tani më, ku skenat janë të papranueshme, teksa policia sulmon dhe arreston anglezët dhe nuk prek, përkundrazi mbron dhe suporton të paligjshmit.
Në këtë terren tensionesh të rritura, Tommy Robinson përfitoi nga protestat për të përhapur mesazhe përçarëse, thonë gazetarët leftistë. Robinson, i financuar nga miliarderë amerikanë pro izraelitë si Robert J. Shillman dhe Nina Rosenwald, i përdor këto ngjarje për të promovuar axhendat ekstremiste.
Sipas BBC, pothuajse 400 persona u arrestuan javën e kaluar. Disa prej tyre u paraqitën në gjykatat e magjistraturës të hënën, duke përfshirë ato në Liverpool, South Tyneside dhe Hull.
Nëse prapa çdo proteste apo lëvizjeje dëshmojmë se ka organizatorë, nuk themi asgjë të pazakontë. Nëse në rastin në fjalë një prej organizatorëve është një izraelit, që mendohet që është edhe pjesë bashkëpunuese e Mosad, na bën të mendojmë realisht se kryengritja në Angli është serioze dhe se nuk ka për t’u shuar pa sjellë rezultat.
Fakti që janë të angazhuar pro kryengritjes edhe hebrenjtë, pra, në krah të konservatorëve, ky mund të jetë një lajm shumë i mirë për Anglinë.