“Nuk duhet t’i largojmë hungarezët nga Bashkimi”, tha kryeministri polak.
Bashkimi Europian nuk duhet as të konsiderojë pezullimin e Hungarisë nga Traktati Shengen në përgjigje të lehtësimit të rregullave të vizave nga Budapesti për rusët dhe bjellorusët, tha kryeministri polak Donald Tusk.
“Siç e dini, pezullimi i një vendi nga Zona Shengen është hapi i parë për pezullimin e tij nga BE”, u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi të transmetuar në TVP Info.
“Unë do të isha i kujdesshëm me deklaratat për pezullimin e vendeve nga BE”, tha Tusk, duke shtuar se Europa “nuk duhet të largojë hungarezët nga vetja”.
Kujtohet se Hungaria ka vendosur të lehtësojë kushtet për dhënien e vizave për qytetarët e tetë vendeve, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë.
Manfred Weber, kreu i Partisë Popullore Europiane, pretendoi se lëvizja e Hungarisë do ta bënte më të lehtë për “diversantët rusë” hyrjen në Bashkimin Europian.
Sipas rregullave të Bashkimit Europian, çdo shtet anëtar ka të drejtë të përcaktojë politikën e tij të imigracionit.
Si rregull i përgjithshëm, qytetarët e vendeve jo anëtare të BE-së lejohen të udhëtojnë lirisht brenda zonës Shengen, e cila përbëhet nga 27 shtete të BE-së, plus Norvegjisë dhe Zvicrës.