Karate Përpara Altarit – Kjo Është Luftë Kundër Kishës & Nëpërkëmbje e Krishtërimit! (video)

/

Filluan “avazet” me koret brenda kishave.

Më pas, u shtuan shfaqet perëndimore, e kthyen kishën në sallon ndenjeje me violinë dhe piano.

Më pas futën në kishë kitarën dhe buzukun.

Në këtë video shikojmë se artet marciale, karaten në rastin në fjalë, e futën edhe këtë në kishë, pikërisht përpara altarit.

Shfaqja sportive brenda kishës ka ndodhur në qytetin Oradea në Rumaninë veriperëndimore, që supozohet se është nën juridiksionin e peshkopit Sofronie Drincek.

Peshkopi, kleriku i kësaj kishe është një ekumenist, globalist, që mezi pret krijimin e një feje globale, që nuk e ka problem të ndajë altarin edhe me heretikë, është epishkopi që ka shkishëruar dy priftërinj rrëfimtarë, realisht të dedikuar në krishtërim, sepse nuk i bindeshin. Një klerik me marrëdhënie shumë të ngushta edhe me rabinë.

Lufta po bëhet tashmë e hapur kundër kishës dhe krishtërimit.

Previous Story

Ideja Olimpike Humbi Mes Axhendës 'Woke'!

Next Story

Marina Ruse e Trajnuar për Sulme Bërthamore Thellë në Europë - Cilat Ishin/Janë 32 Objektivat e NATO-s që do të Goditen të Parat?

Latest from Info