Zhvillimet duken ogurzeza.
Ish deputeti i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Ron Paul, jep alarmin për gjendjen e ekonomisë amerikane, përkeqësimin e saj që mund të çojë më tej edhe në autoritarizëm!
Ndër të tjera shkruan:
Kjo krizë mund të çojë në rritjen e instalimit të autoritarizmit, si majtas, ashtu edhe djathtas. Rezultati do të jetë kufizime edhe më të mëdha të lirive ekonomike dhe politike, si dhe një politikë e jashtme edhe më luftarake!
(…)
Borxhi kombëtar arriti në 35 trilion dollarë, vetëm shtatë muaj pasi borxhi kishte arritur në 34 trilion dollarë.
Për ta thënë ndryshe, borxhi kombëtar për herë të parë arriti në një trilion dollarë në tetor 1981, pothuajse 200 vjet pas ratifikimit të Kushtetutës së SHBA!
Fakti që qeveria ka shtuar një trilion dollarë borxh në pak më shumë se gjysmë viti, ky fakt tronditës nuk është konsideruar i denjë për koment nga Presidenti Biden, Zëvendës Presidentja Harris dhe shumica e politikanëve të tjerë amerikanë.
Për rritjen galopante të borxhit, të gjithë heshtin.
(…)
Ata që pretendojnë se defiçitet nuk kanë rëndësi, injorojnë faktin se interesi mbi borxhin kombëtar së shpejti do të jetë zëri më i madh në buxhetin federal, duke konsumuar deri në 40% të të ardhurave federale. Kjo është e paqëndrueshme.
Zhvlerësimi i dollarit, që rezulton nga përpjekjet e Rezervës Federale si formë për të stimuluar ekonominë dhe rendimentin monetar të borxhit federal, i kombinuar me rezistencën në rritje ndaj politikës së jashtme me super-ndërhyrëse të SHBA-së në vende të tjera, do të çojë në një refuzim të statusit të monedhës së saj, si rezervë botërore.
Kur kjo të ndodhë, do të ketë një krizë të madhe ekonomike, ndryshe nga çdo situatë që ka parë Amerika që nga koha e Depresionin të Madh.