A Po Zgjohet Një ‘Yellowstone’ i Dytë në Teksas?

/

Gjatë 10-15 viteve të fundit, aktiviteti sizmik/vullkanik në mbarë botën është rritur në mënyrë dramatike. Edhe më t palexuarit kanë dëgjuar zonat sizmike, apo fenomenet sizmike si: Yellowstone, New Madrid, Kaliforni, etj. Të gjithë e kuptojnë se gjërat mund të shkojnë keq, në çdo kohë. Duket se situata ka shenjat e një kohe profetike, biblike.

Sidoqoftë, ka ende edhe shumë gjeologë profesionistë që nuk dinë, apo nuk e njohin një rajon të tillë sizmik, si ai i Teksasit. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi edhe gjeologët më të mirë e pranojnë se nuk dinë gjëra për Teksasin dhe se Teksasi duhet ende të studiohet.

Në pjesën perëndimore të Teksasit ka një zonë të tillë si pellgu i Delaware. Një pellg në kuptimin gjeologjik të termit, që në gjeologji fjala “pellg” do të thotë një zonë e mbyllur e shfaqjes së vazhdueshme të një lloji të veçantë morfologjie shkëmbore. Gjeologët nuk e dinë saktësisht se çfarë ka në pellgun e Delaware, por pa dyshim do ta zbulojnë së shpejti, pasi për momentin është një zonë me aktivitet të shtuar sizmik.

Shkak për shqetësim ishte moria e tërmeteve që filloi më 23 korrik 2024 me një tërmet 4.9 ballë. Pas këtij tërmeti, pasuan katër tërmete të tjerë 4.0+ ballë dhe rreth 120 tërmete më të vogla brenda një jave. Tani janë regjistruar mbi dyqind tërmete në këtë zonë.

Infografia e USGS tregon sesa anormale është kjo.

Teksasi Perëndimor është një vend i pabanuar, pothuajse pa bimësi dhe ujë, kështu që punëtorët e naftës kanë punuar atje për gati 200 vite. Periodikisht, diçka do të shpërthente, kështu që kur pronarëve të dyqaneve lokale u binin mallrat nga raftet dhe dyshemeja u hidhej përpjetë, “mjeshtrit e ndritur” u shpjegonin se ndoshta kjo ndodhte nga puna në fusha, justifikime në kufijtë e idiotësisë.

Por, siç mund ta shihni nga grafiku i mësipërm, aktiviteti sizmik atje është tronditës.

Me fjalë të tjera, gjeologët gënjenin njerëzit. Asnjë sasi e thyerjes hidraulike, apo copa dinamiti nuk do të shkaktojë një sizmicitet të tillë. Për të shkundur tokën një tërmet 5.0 ballë, kjo nuk ndodh me një shpërthim dinamiti.

Në të njëjtën kohë, qeveria amerikane nuk po kryente shpërthime atomike. Ndaj shteti ka shpallur një plan “përgjimi sirenash”, kryebashkiakët janë ulur në zyrat e tyre me “thasë” alarmi dhe gjeologët po pyesin më në fund realisht veten se çfarë është kjo dhe çfarë po ndodh.

Vetë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve shkruan se nuk po e kupton dot as strukturën gjeologjike të Teksasit dhe as atë që po ndodh atje. Por është e qartë se është diçka e pakëndshme dhe për momentin mund të ofrojmë vetëm versione, apo opsione sugjerimesh për atë çka ndodh.

Vlen të përmendim:

Teksasi Perëndimor është, së pari, i pabanuar dhe së dyti, ka shumë depozita, pasuri të nëntokës. Kjo do të thotë se gjithçka është e rrethuar, ndodhin shpërthime të herëpashershme, është gjithashtu vendi i disa zhvillimeve sekrete të qeverisë amerikane. Një shkretëtirë që nuk është edhe shumë e thjeshtë të hysh dhe të penetrosh, sidomos në disa zona të mbrojtuara nga shteti, që ruajnë prodhimin e naftës.

Ka shumë objekte të tilla në Teksas, kështu që ndoshta qeveria, apo edhe disa forca të tjera kanë filluar të gërmojnë përsëri, duke u përgatitur ndoshta për diçka që po vjen, apo po e sjellin.

Nuk e dimë pse, por jemi të sigurtë se së shpejti do të dëgjojmë më shumë për Basenin, kështu që po i mbajmë sytë hapur për të ndjekur zhvillimet.

Previous Story

“Bëhuni Gati”: Kush Është “Katërshja Vrastare” që Tremb NATO-n?

Next Story

Fondacioni Soros Tërhiqet nga BE & Fokusohet në Pjesë të Tjera të Botës!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e