Duhet të Heqim Qafe Celularët, që të Mos na Marrin Jetën!

/

Kërcënimi më i madh për shëndetin tonë janë padyshim celularët.

Duhet t’i shmangim mesa të mundemi!

Studimi mjekësor më i rëndësishëm dhe më i injoruar në botë u botua në vitin 2004 nga Olle Johansson, një shkencëtar në Institutin Karolinska, institucioni që jep çmimin Nobel në Mjekësi. Autori tjetër i tij ishte Örjan Hallberg dhe titulli i studimit ishte “1997 – Një vit i çuditshëm në Suedi”.

Në vjeshtën e vitit 1997, në çdo një nga 21 qarqet e këtij vendi, numri i pacientëve filloi të rritet ndjeshëm.

Numri i njerëzve të regjistruar si të sëmurë për më shumë se një vit po binte dhe arriti në 43,256 në korrik 1997 ishte në nivelin më të ulët historik. Muajin pasardhës kjo prirje papritur ndryshoi drejtimin e saj dhe numri filloi të rritet ndjeshëm. Në dhjetor 2003 numri i pacientëve afatgjatë ishte 135.318.

Numri i personave që mungonin në punë për shkak të sëmundjes, i cili kishte vite që ishte në rënie, papritur filloi të rritet. Ai u rrit nga niveli më i ulët prej 118,530 në gusht 1997 në 309,124 në shkurt 2003.

Numri i njerëzve të regjistruar me një dëmtim të mbipërdorimit (dhimbje në qafë, shpatull, shpinë, etj.) u dyfishua midis 1997 dhe 2001.

Numri i tentativave për vetëvrasje nga të rinjtë u rrit me 30% midis 1998 dhe 2001.

Incidenca vjetore e kancerit të prostatës filloi të rritet ndjeshëm dhe u rrit me 32% midis 1997 dhe 2004.

Në Stokholm, mes meshkujve të moshës 50-59 vjeç, rastet e reja të kancerit të prostatës u rritën nëntëfish.
Numri i personave të lënduar rëndë në aksidentet rrugore, të cilat kishin rënë vazhdimisht, u rrit nga 400 në vitin 1996 në 1,200 në vitin 2004. Numri i aksidenteve rrugore ku përfshiheshin drejtues autobusësh u rrit nga më pak se 150 në vitin 1997 në 250 në vitin 2003.

Koha e rikuperimit pas operacionit të gjirit ose zemrës filloi të rritet në vitin 1997.

Vdekjet nga sëmundja e Alzheimerit filluan të rriteshin në vitin 1997 dhe vdekjet nga sëmundje të tjera neurologjike filluan të rriteshin në mënyrë dramatike.

Çfarë ndryshoi në Suedi në vjeshtën e vitit 1997? Telefonat celularë dixhitalë (GSM 900 dhe 1800) u prezantuan për të gjithë popullsinë.

Hallberg dhe Johansson shkruan:

“Në vitin 1997, shumë kompani të mëdha prezantuan sistemet telefonike të zyrës me valë. Një sistem i tillë quhet GSM-in-Office dhe funksionon në 900 MHz. Punonjësve iu desh të përdornin celularin për të gjitha thirrjet, në shumë raste për thirrjet e gjata. Kështu, që nga viti 1997, shumë punëtorë janë ekspozuar ndaj rrezatimit të mikrovalës gjatë gjithë orëve të punës nga stacionet e vogla bazë, plus rrezatimin më të fortë nga përdorimi i kufjeve gjatë të gjitha thirrjeve.”

Autorët arritën në përfundimin se, sipas të dhënave të tyre, telefonat celularë / mobilë dhe kullat e valëve telefonike janë përgjegjëse për rënimin drastik të shëndetit të popullsisë suedeze.

Përpara vitit 1997, numri i ditëve të sëmundjes të regjistruara për person ishte më i lartë në zonat me popullsi të dendur, sesa në zonat me popullsi të rrallë. Pas vitit 1997 ndodhi e kundërta: banorët e fshatit papritmas u sëmurën më shumë se banorët e qytetit (zonave urbane). Kjo ishte e vërtetë për të gjitha të dhënat që ata panë / vërejtën dhe studiuan: sëmundjet afatshkurtra dhe afatgjata, aksidentet, vrasjet dhe vetëvrasjet, lëndimet dhe sëmundjet e lidhura me vendin e punës, kohët e rikuperimit për operacionet e gjirit dhe zemrës dhe kushtet e sistemit nervor.

Ata vunë në dukje se në zonat më pak të populluara, ka më pak rrezatim nga kullat celulare, por më shumë rrezatim nga telefoni celular: ai duhet të rrisë fuqinë e tij për të mbajtur një lidhje. Sëmundja e vetme që nuk ndoqi këtë model ishte kanceri i prostatës: ai u rrit në mënyrë të barabartë si në banorët e zonave urbane, ashtu edhe në ato rurale.

Truri, gjoksi, zemra dhe sistemi nervor janë të ekspozuar ndaj një telefoni celular në afërsi kur ai është i ndezur dhe në përdorim. Në të kundërt, mbrojtësi ekspozohet në një distancë të afërt kur telefoni është në xhepin e një personi dhe në gatishmëri, në modalitetin e aeroplanit ose i fikur. Ai ende lëshon rrezatim në ato momente, por rrezatimi nuk varet nga distanca nga një stacion bazë dhe për këtë arsye është i njëjtë në qytet dhe në fshat.

Në vitin 2009, gjendja shëndetësore në Suedi po përkeqësohej edhe më shumë. Hallberg dhe Johansson hulumtuan të njëjtin terren në thellësi edhe më të madhe, në një artikull të titulluar “Rënie të dukshme në treguesit e shëndetit publik suedez pas vitit 1997 – A janë ato për shkak të diagnozave të përmirësuara apo faktorëve mjedisorë?”. Ata zbuluan se të gjitha tendencat nga artikulli i tyre i mëparshëm kishin vazhduar të thelloheshin, përveç kësaj, ata gjetën se:

Përqindja e të porsalindurve me probleme në zemër filloi të rritet pas vitit 1998 dhe pothuajse u dyfishua deri në vitin 2007.

Midis 1997 dhe 2005, incidenca e kancerit të mushkërive u dyfishua midis burrave dhe grave të moshuara.
Incidenca e melanomës së fytyrës tek të rinjtë u rrit me 40% midis 2000 dhe 2006.

Incidenca e standardizuar sipas moshës e vdekshmërisë së Alzheimerit u rrit me gati 300% midis 1998 dhe 2008.

Dhe është rritur me rreth 8,000% që nga viti 1979, dy vjet pasi Apple shpiku kompjuterin personal dhe të gjithë filluan të ekspozohen ndaj ekranit të tij, për orë të tëra çdo ditë. Rritja u bë edhe më e madhe pasi popullsia bleu celularë. Përpara kompjuterit personal, shkalla e vdekshmërisë së Alzheimerit ishte rreth 0.1 për 100,000 njerëz, gjatë viteve 1970 dhe më herët.

Kur trokita në derën e Pelda Levey-t më 17 korrik 1996 dhe thashë: “Kemi punë për të bërë”, askush që e njihja nuk kishte celular dhe WiFi, pasi nuk ishte shpikur ende. Pemët ishin më të larta jashtë qyteteve dhe të mbushura me zogj, insekte dhe kafshë të egra. Edhe pemët në lagjen time në Bruklin frekuentoheshin nga papagaj të egër.

Tani jemi 28 vjet më vonë. Në tre dekada aktivizmi nga Task Forca e Telefonave celularë dhe qindra organizata të tjera, bota ka shkuar nga pothuajse asnjë pajisje celulare, në mbi 17,000,000,000 celularë.

Rrezatimi që ata prodhojnë, së bashku me rrezatimin që bëjnë të prodhojnë të gjitha kullat e qelizave dhe satelitët, ka zhdukur shumicën e insekteve, zogjve dhe kafshëve të egra në këtë planet dhe ka bërë shumicën e njerëzve të tij të sëmurë. Po ju pyesim: Kush prej nesh fle shumë mirë, mendon shumë qartë dhe nuk vuan nga një ose më shumë sëmundje respiratore, neurologjike, kardiake, të tretjes, metabolike, artritike apo psikologjike, apo nga kanceri apo diabeti?

Shkalla e goditjeve në Kinë është më shumë se dyfishuar që nga ardhja e telefonave celularë. Shkalla globale e diabetit është katërfishuar. Një miliard njerëz janë obezë. Rritja drastike e diabetit dhe obezitetit janë thjesht rezultat i ngadalësimit të metabolizmit për shkak të ndërhyrjes në rrjedhën e elektroneve në mitokondritë e të gjithëve ne. 60% e të gjithë amerikanëve sot kanë një ose më shumë sëmundje kronike.

Një e treta e njerëzve në botë kanë më shumë se pesë sëmundje dhe më pak se 5% e njerëzve në mbarë botën nuk kanë probleme shëndetësore.

Numri i barnave me recetë çdo vit në SHBA është rritur nga 1.5 miliardë në vitet 1990, në 4 miliardë në vitin 2009 dhe në 7 miliardë në vitin 2022. 42% e të moshuarve amerikanë marrin pesë ose më shumë barna me recetë, më shumë se trefishi i normës së mëparshme. 70% e të gjithë të rriturve amerikanë marrin një ose më shumë barna me recetë çdo ditë.

Kur ka mbi 17,000,000,000 pajisje celulare në Tokë në duart e njerëzve që udhëtojnë rreth planetit me avionë dhe makina dhe që kanë nevojë për to kudo që të shkojnë, asnjë sasi organizimi, proteste, procesi gjyqësor apo legjislacioni nuk do të ndryshojë asgjë. As nuk po e përdorni më pak telefonin tuaj celular. Nëse dëshironi të jeni në gjendje të bëni një telefonatë urgjence qoftë edhe një minutëshe, qoftë edhe një herë në vit, të gjitha kullat celulare në Tokë duhet të jenë aty për ju, duke ndriçuar si ferr në të gjithë krijesat e gjalla 24/7.

Duke qenë se është shoqërisht e pranueshme të përdorësh një telefon celular, qoftë në publik, apo në shtëpinë tënde, qindra miliona njerëz që janë lënduar rëndë prej tyre, duke përfshirë edhe vetë studiuesit, janë të dënuar me jetë të vetmuar, me tortura të përhershme, të paaftë për t’u shoqëruar, pasi takohen drejtpërdrejt teksa janë në linjë. Telefonat celularë qëndrojnë pranë jush në radhë në dyqanin ushqimor, atje ku udhëtoni, jetojnë pranë jush në shtëpi.

Edhe njerëzit që e dinë se çfarë i vret ata nuk e kuptojnë vërtet. Telefonat celularë janë bërë aq gjë normale, saqë edhe njerëzit që e quajnë veten “EHS” (Elektromagnetikisht Hipersensitiv) i përdorin ato. Celularët po ndihmojnë për të vrarë botën, mes tyre vrasim veten dhe të tjerët.

Shumica e telefonatave dhe e-mail-eve që marrim tani, janë nga telefonat celularë.

Njerëzit nuk e kuptojnë:

-Që një celular lëshon të njëjtin rrezatim si një kullë celulare dhe se rrezatimi udhëton po aq larg.

-Se nëse e vendos celularin 6 metra larg teje, të ekspozon ndaj rrezatimit po aq sa çdo kullë celulari.

-Që kullat celulare lëshojnë vetëm rrezatim të mjaftueshëm për të lejuar që telefonat celularë në përdorim në atë kohë të punojnë.

-Që kur bëni një telefonatë ose dërgoni një mesazh, kulla (ose sateliti) më e afërt aktivizon frekuencat vetëm për ju dhe transmeton të gjithë lagjen tuaj (ose të gjithë qytetin) dhe gjithçka dhe çdo gjë të gjallë në të, kështu që ju mund të bëni thirrjen ose dërgoni mesazhin tuaj.

-Që thjesht të kesh një telefon celular, sado pak ta përdorësh, kërkon që të gjitha kullat celulare dhe satelitët në Tokë të jenë aty që telefoni yt të funksionojë kur të të nevojitet.

-Se nëse bëni shumë telefonata në një zonë me shërbim të dobët celular, ofruesi duhet të instalojë një kullë celulare atje.

-Vetëm një telefonatë celulare mund të shkaktojë dëme të përhershme në qelizat e trurit tuaj. Se një telefonate dy minutëshe mund t’i duhen trupit tuaj orë ose ditë për t’u rikuperuar, nëse ndodh ndonjëherë.

***

Gjatë viteve në shkollën mjekësore, studiuesi ndoqi një konferencë holistike shëndetësore njëjavore në San Diego, të organizuar nga Shoqëria Mandala. Aty dëgjoi dhe takoi njerëz të shkëlqyer. Takoi Ilana Rubenfeld, me të cilën më vonë u stërvit dhe metodën e shërimit të së cilës e aplikoi personalisht. Takoi Moshe Feldenkrais, metodën e shërimit të të cilit më vonë e studioi dhe u bë profesor. Takoi Olga Worrall, një terapiste të mrekullueshme. Takoi Swami Ramën, Milton Trager, Ram Dass, John Lilly dhe Joseph Chilton Pearce.

Por ishte një folës, emri i të cilit nuk i kujtohet, i cili i la një përshtypje të pashlyeshme. Ishte pastor dhe fliste për teknologjinë. “Kur mblidhni dru dhe fërkoni dy shkopinj së bashku për të ndezur një zjarr, e dini saktësisht se çfarë e prodhoi dritën dhe si u krijua. Por kur shtypni një çelës dritash, gjithçka që dini është se ka një termocentral diku dhe sesi ndizet drita, por nuk njihni hapat ndërmjet, apo pasojat e atyre hapave. Ky është dështim i ndërmjetësit”, tha ai. Dhe kjo është rënia e qytetërimit dhe botës sonë.

Siç i thashë një auditori në Taos, New Mexiko, gjashtë vite më parë, jemi si majmuni, që nuk mund ta nxjerrë dorën nga kavanozi nëse nuk e lëshon kikirikun. Tani po e mbajmë më fort se kurrë. Na kanë thithur në kavanoz, kapaku është mbyllur mbi ne, duke na mbytur. Duhet të heqim celularët nga duart, sa më shpejt. Jo pasi të kuptojmë sesi, gjë që mund të mos ndodhë kurrë.

Fillimisht hiqni qafe, pastaj mendoni sesi të jetoni pa celularë!

Nuk do të jeni në gjendje të bëni gjithçka që bëni tani, por do të jetoni sikur bota të ishte akoma këtu edhe nesër.

Nuk kemi kohë deri vitin tjetër, po vrasim veten!

Largojini celularët! Është e vetmja mënyrë që ne dhe fëmijët tanë të mbijetojmë, kafshët dhe bimët rreth nesh të mbijetojnë dhe gjithçka që ende mbi Tokë ka jetë.

Previous Story

Mjekët Zbulojnë se Lija e Majmunëve Është Një Efekt Anësor i Vaksinës Cov19…!

Next Story

Disfatë Pas Disfate - Zelenski pas Gabimit Tragjik, Mesa Duket, Pret Moskën në Kiev!

Latest from Info