Një Propozim “Dinamit” Kur të Gjithë Presin Luftë!

/

Një propozim “dinamit” në një kohë kur të gjithë presin luftë.

Çfarë thonë propozuesit për popullsinë në glob?

Rruga drejt qeverisë botërore po vazhdon të shtrohet!

Të ashtuquajturit internacionalistë, me rastin e trazirave në planet, të përqendruara ndër të tjera në konfliktet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, duket se duan të rishkruajnë Kartën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të hapin rrugën për një botë nën një qeverisje dhe zvogëlimi vullnetar të numrit të popullsisë!

Më 1 gusht 2024, Klubi i Romës dhe Këshilli për të Ardhmen Njerëzore publikuan një raport mbi një tryezë diskutimi që ata bashkëorganizuan në korrik.

Raporti ndër të tjera thotë:

“Tryeza e rrumbullakët për të ardhmen njerëzore: Një thirrje globale për veprim mbi krizat e shumta që tani po preokupojnë njerëzimin, …e gjithë jeta njerëzore një ditë mund të shuhet“, sipas tyre, në mesin e gjysmës së dytë të shekullit të 21të, për shkak të ndryshimit të supozuar klimatik / klimaterik, për shkak të mbipopullimit, për shkak të një luftë bërthamore, për shkak të një pandemie të re, si dhe për shkaqe të tjera.

Një zgjidhje e sugjeruar nga drejtori ekzekutiv i Forumit Botëror të Qeverisjes, Augusto Lopez-Claros, ishte “forcimi i legjitimitetit demokratik të Kombeve të Bashkuara” duke riparë Kartën e OKB-së, në mënyrë që, siç raportohet nga Media, t’i jepet më shumë pushtet OKB-së, mesa duket në kurriz të shteteve kombe!

López-Claros është një ish kryekonomist në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) dhe ka mbajtur poste të larta në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Sipas Lopez-Claros, “po shkojmë drejt një të ardhmeje potencialisht katastrofike të përshpejtimit të ndryshimeve klimatike, shpërbërjes së vazhdueshme të rendit bërthamor, nacionalizmave në rritje dhe shkatërruese dhe një paradigme ekonomike që nuk ofron më prosperitet për të gjithë, në një mënyrë e cila nuk krijon ndarje sociale dhe nuk cënon themelet e demokracisë”.

Ai tha se “sistemi ynë aktual i bashkëpunimit ndërkombëtar nuk është më i përshtatshëm për qëllimin”, me raportin që bën thirrje për një “qeverisje më të fortë globale”!

“Një pikënisje dhe një projekt mbi të cilin kemi punuar gjatë dy viteve të fundit është që të paraqesim një vizion të detajuar sesi do të dukej një Kartë e re e OKB-së për të pasqyruar nevojat e shekullit të 21-të”, tha López-Claros dhe vazhdoi:

“Ky dokument do të publikohet në New York në shtator 2024.

Pikat përfshijnë:

Të ndërtohet mbi konceptin e OKB-së së Shteteve të mishëruara në Kartën e 1945-ës për kalimin në një OKB të Shteteve dhe Popujve nëpërmjet krijimit të një Asambleje Parlamentare, për të zëvendësuar Asamblenë e Përgjithshme dhe për të forcuar legjitimitetin demokratik të OKB-së.

Krijoni një Këshill të Sistemit të Tokës, duke fuqizuar sistemin e Kombeve të Bashkuara për të miratuar legjislacionin detyrues për të mbrojtur sistemin tonë mjedisor planetar dhe të mirat e përbashkëta që ai ofron, me zbatimin e mekanizmave të nevojshëm.

Të fuqizojë OKB-në për të promovuar në mënyrë efektive çarmatimin në mbarë botën dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për përparimin e vazhdueshëm në çarmatimin bërthamor dhe reduktimin e përhapjes së sistemeve të tjera të armëve (dmth Çarmatimi i Kundërshtarëve të Rendit Ndërkombëtar).

Të krijohet një sistem i ri financimi për Kombet e Bashkuara që siguron një fluks të ardhurash të besueshme, të depolitizuar dhe të pavarur, ndryshe nga ajo që ka ekzistuar tashmë për disa dekada në Bashkimin Europian.

Reformimi i Këshillit të Sigurimit për ta bërë atë më përfaqësues dhe për të hequr veton, e cila i përjashton anëtarët e tij të përhershëm nga detyrimet e tyre sipas Kartës dhe për këtë arsye është një praktikë thellësisht kundërproduktive me parimet e shëndosha të qeverisjes së mirë.”

Diku tjetër në raport thuhet:

Zhvilloni një plan të zbatueshëm për mbijetesën njerëzore në një Tokë të banueshme, duke përfshirë:

-Ndalimin e plotë të armëve bërthamore;

-Një program i shëndoshë për të zbutur klimën dhe për t’i dhënë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe plastikës;

-Një plan për të pastruar Tokën dhe për t’i dhënë fund emetimeve kimike;

-Mirato një sistem krejtësisht të ri të të ushqyerit, që nuk shkatërron veten apo planetin;

-Një ekonomi globale ciklike që nuk shpërdoron dhe nuk ndot;

-Një Komitet Botëror i Teknologjisë për të mbikëqyrur përdorimin e sigurtë të teknologjive të reja të rrezikshme dhe për të parandaluar pandemitë e ardhshme;

-Plani i reduktimit vullnetar të popullsisë;

Monedha e sistemit të planetit Tokë;

-Një Komision Botëror i së Vërtetës.

Previous Story

Lirimi i Kriminelëve nga Burgjet për të Strehuar Njerëzit që Kundërshtojnë Imigrimin e Paligjshëm

Next Story

Robert F. Kennedy: "Po Tërhiqem nga 10 Shtetet Kritike Elektorale - Mbështes Trump!"

Latest from Info

Polemika e Madhe (5)

Rëndësia e Mësimdhënies Mësimi i polemikës së madhe zbulon betejën e tmerrshme të zhvilluar nga çdo