Sfondi pas sabotazhit!
Gjermania ka lëshuar një urdhër arresti europian për një zhytës / polumbar ukrainas.
Nën titullin “Një natë e dehur, një jaht me qira: Historia e vërtetë e sabotazhit të Rrymës së Veriut”, Wall Street Journal zbulon se Volodimir Zelenski, jo vetëm që e dinte, por edhe urdhëroi hedhjen në erë të tubacioneve të gazit në Detin Balltik.
Siç vë në dukje botimi, presidenti ukrainas dha urdhër për të sabotuar gazsjellësin Nord Stream, por u përpoq të kthente vendimin e tij, pasi CIA u informua për këtë plan.
“Unë gjithmonë qesh kur lexoj spekulime për një operacion të madh që përfshin shërbime sekrete, nëndetëse, satelitë”, thotë një ekzekutiv i përfshirë në operacion.
“E gjithë kjo lindi në një natë me shumë alkool dhe vendosmërinë e një grushti njerëzish që kishin guximin të shfrytëzonin një shans”. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski fillimisht e miratoi planin, sipas një zyrtari që ishte i përfshirë dhe tre personave të tjerë. Por më vonë, kur CIA e mori vesh dhe i kërkoi presidentit ukrainas të përfundonte menjëherë operacionin, ai urdhëroi që të ndalohej.
Shefi i atëhershëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeri Zaluzni, udhëhoqi përpjekjet, injoroi urdhrat dhe kreu misionin. Siç pohoi ai, sipas WSJ-së, kur filloi operacioni, zhytësit / polumbarët ukrainas ndërprenë çdo komunikim “me tokën” dhe kështu nuk mund të komunikonin për t’u informuar se duhej të ndërprisnin misionin.
Plani origjinal
“Në maj 2022, një grusht oficerësh dhe biznesmenësh ushtarakë ukrainas ishin mbledhur për të shprehur suksesin e jashtëzakonshëm të vendit të tyre në frenimin e pushtimit rus. I nxitur nga alkooli dhe entuziazmi patriotik, dikush propozoi një hap tjetër radikal: shkatërrimin e Nord Stream.
Në fund të fundit, tubacionet binjake të gazit që transportonin gazin rus në Europë i dhanë miliarda makinerive luftarake të Kremlinit. “A ka mënyrë më të mirë për ta bërë Vladimir Putinin të paguajë për agresionin e tij?”, shkruan gazeta në artikullin e saj.
Plani fillestar kërkonte një jaht të vogël dhe disa zhytës / polumbarë, duke përfshirë një grua, për të krijuar përshtypjen se ishte një lundrim i thjeshtë miqsh.
I gjithë operacioni do të financohej edhe nga biznesmenë ukrainas.
Të gjitha marrëveshjet janë bërë gojarisht në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj prove, në formë dokumenti.
“Vetëm më shumë se katër muaj më vonë, më 26 shtator, sizmologët skandinavë morën sinjale që tregonin një tërmet nënujor ose shpërthim vullkanik qindra milje larg, pranë ishullit danez të Bornholm. Ato u shkaktuan nga tre shpërthime të fuqishme dhe lëshimi më i madh i regjistruar i gazit natyror, ekuivalent me emetimet vjetore të CO2 të Danimarkës. Një nga aktet më të guximshme të sabotimit në historinë moderne, operacioni shkaktoi krizë energjetike në Europë, një sulm ndaj infrastrukturës jetike që mund të konsiderohet një akt lufte sipas ligjit ndërkombëtar. U rrotulluan teoritë se kush ishte përgjegjës. A ishte CIA? A mund ta kishte vënë vetë Putini planin në lëvizje?”, raporton WSJ.
Operacioni kushtoi rreth 300,000 dollarë, sipas njerëzve të përfshirë, thuhet në artikull.
Gazeta foli me katër zyrtarë të lartë ukrainas të mbrojtjes dhe sigurisë, të cilët ose ishin të përfshirë ose kishin njohuri të drejtpërdrejta për komplotin. Të gjithë thanë se tubacionet ishin një objektiv legjitim në luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë.
Pala ukrainase e mohon publikimin.
Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak ka mohuar përfshirjen e vendit të tyre në shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream 2 dhe në vend të kësaj i drejtoi fajin Rusisë.
“Një veprim i tillë mund të kryhet vetëm me burime të shumta teknike dhe financiare… Dhe kush i kishte të gjitha këto në momentin e shpërthimit? Vetëm Rusia”, tha Podoliak për Reuters.
Urdhër arresti për zhytësin ukrainas.
E gjithë kjo pasi Gjermania lëshoi një urdhër arresti europian kundër një instruktori ukrainas të zhytjes, i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit që hodhi në erë tubacionet e gazit Nord Stream, sipas një raporti nga tre media gjermane.
Hetuesit gjermanë besojnë se njeriu, i cili dihet për herë të fundit se jetonte në Poloni, ishte një nga zhytësit që në shtator të vitit 2022 vendosën pajisje shpërthyese në tubacionet që kalonin nga Rusia në Gjermani përmes fundit të Detit Baltik, thonë ata. SZ, gazetat Die Zeit dhe transmetuesi shtetëror gjerman ARD raportuan, duke cituar burime të paidentifikuara.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk pranoi të komentojë mbi raportin. Gjermania i kërkoi Polonisë në qershor arrestimin e personit në fjalë, sipas raportit. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm polak nuk deshi të komentonte menjëherë këtë çështje.
Revista e lajmeve Spiegel raporton sot, duke cituar burime sigurie, se i dyshuari besohet se është larguar nga Polonia.
Një tjetër burrë dhe grua, gjithashtu instruktorë ukrainas të zhytjes, janë identifikuar si pjesë e hetimit të Gjermanisë për sabotimin e supozuar, por asnjë urdhër arresti nuk është lëshuar për ta deri më tani, sipas SZ, Die Zeit dhe ARD.
***
Sa më sipër, duhet të jetë gjithçka e rremë, pasi atë ditë, pak minuta pas shpërthimit Kryeministra e Britanisë së Madhe Tereza May, ka dërguar një mesazh nga celulari dhe i ka thënë presidentit Biden: “Done!”
Kjo tregon se brotanikët dhe maerikanët kanë qenë organizatorë dhe hartues të planit të sabotimit të linjës së gazit. Një gjë nuk vihet në dyshim, që për të realizuar shpërthimin, kanë përdorur ukrainas.
Por, sot, për të mbuluar gjëmën e madhe ekonomike që i shkaktuan Europës, organizatorëve u duhen, u nevojiten disa fajtorë.