A. Fauci ishte i sëmurë rëndë nga “virusi i Nilit”.
Ish kreu i CDC prej gjashtë ditësh ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Anthony Fauci, i cili u bë fytyra e karantinës dhe masave të tjera të vendosura në SHBA gjatë koronavirusit, u shtrua në spital me “virusin e Nilit Perëndimor”.
Fauci, tani 83 vjeç, kaloi gjashtë ditë në spital me simptoma të rënda përpara se të kthehej në shtëpinë e tij ku vazhdon të mjekohet nën vëzhgim, pas një përmirësimi të lehtë në shëndetin e tij.
Infeksioni erdhi nga pickimi i një mushkonja të infektuar, e cila është shkaku kryesor i transmetimit të virusit të Nilit Perëndimor në Shtetet e Bashkuara.
Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe një anëtar kyç i ekipit të CDC në SHBA Covid-19.
Kujtojmë se së fundmi u zbulua përfshirja e tij në financimin e laboratorëve kinezë në Wuhan që po eksperimentonin me Covid-19, “toka zero” e përhapjes së virusit.
Instituti i Virologjisë në Wuhan, i cili filloi të hetonte origjinën e SARS-it në 2003, mori gjithashtu fonde nga NIAID-i i Fauci-t, nëpërmjet një OJQ-je me bazë në New York, e kryesuar nga një zoolog me origjinë britanike, i quajtur Peter Dazak.
Peter Dazak mori pjesë demonstrimisht në kërkime të financuara nga SHBA përmes laboratorëve kinezë në prodhimin e viruseve vdekjeprurëse, më pas organizoi një valë dezinformimi duke përfshirë “ekspertë” të tjerë për të provuar se COVID-19 nuk ishte krijuar nga njeriu, por vinte nga lakuriqët e natës!
Emrat të njohur ekpertësh, që po përdoreshin në atë kohë, paraqitën një “studimin shkencor” të titulluar “Analiza evolucionare me gjenom të plotë të virusit të ri të koronës (2019-nCoV) hedh poshtë hipotezën e shfaqjes si rezultat i një ngjarjeje të fundit të rikombinimit”, më 27 janar 2020 në biorxiv .org, një “depo studimesh” e financuar nga Zuckerberg i Facebook, me disa milionë dollarë dhe e përdorur nga Dazak për “të dëshmuar” origjinën e supozuar “të lakuriqit të natës” të COVID.
Ky “studim” i veçantë deklaroi se Covid-19 lindi nga natyra dhe u transmetua te njerëzit që hanin lakuriqët e natës nga tregu i mishit në Wuhan, duke shfajësuar plotësisht laboratorët biologjikë kinezë, që në një farë mënyre ekzekutuan një urdhër nga qarqet në SHBA!
Në thelb, amerikanët (e administratës Obama) u përpoqën të mbulonin faktin që kishin financuar laboratorët kinezë përmes NIAID-it (Fauci e pranoi këtë dhe tani po hetohet nga Senati i SHBA për këtë arsye, për këtë mashtrim).
Nëse mendojmë thjesht si besimtarë mendojmë se kjo që po i ndodh është një shpërblimi i bëmave të tij.
Por nëse kalojmë më tej, në arsyetimin e njeriut që me të pafetë duhet të dyshosh, shtrojmë pyetjet:
Mos ndoshta Fauci-n sot po e përdor sistemi për të shfaqur në publik rrezikshmërinë e lartë të virusit?
Mos ndoshta me këtë sëmundje largojnë nga jeta një dëshmitar që i duhet mbyllur goja, teksa është i akuzuar?
Ose mund të jenë që të dyja së bashku, plus të tjera arsyesh, që i dinë ata që po organizojnë dhe planifikojnë pandeminë e radhës.