Reagimi nga Elon Musk: “FreePavel”!
Ai nuk donte të ndërhynte në postimet e përdoruesve.
Pavel Durov, themeluesi me origjinë ruse i aplikacionit të njohur Telegram, thuhet se është arrestuar në tokën franceze në aeroportin Le Bourget afër Parisit, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet franceze, të cilat pretendojnë se ai është bashkëpunëtor në trafikun e drogës dhe krime të tjera të rënda dhe përballet deri në 20 vite burg.
Por raportet thonë se krimi i tij i vërtetë, natyrisht, është që nuk i lejon autoritetet të kenë akses në aplikacion për të monitoruar përdoruesit e tij.
Ky zhvillim duket se ka zemëruar “të fortin” e X-së, Elon Musk, i cili në një postim parashikoi se në 2030 në Europë do të arrestohesh për të pëlqyer një meme… dhe kërkoi lirimin e tij.
Rusi Pavel Durov, miliarderi bashkëthemelues dhe CEO i aplikacionit të mesazheve Telegram, u arrestua në aeroportin Le Bourget jashtë Parisit të shtunën mbrëma, sipas TF1 TV.
Pavel Durov, 39 vjeç, thuhet se po udhëtonte me avionin e tij privat pasi mbërriti nga Azerbajxhani, gjë që shkaktoi një urdhër kërkimi francez të lëshuar nga OFMIN i policisë gjyqësore franceze, për shkak të përfshirjes së tij në një listë të kërkuarish (FPR).
Në këtë rast ka ndërhyrë edhe gazetari i njohur Tucker Carlson, i cili madje kishte intervistuar Pavel-in. Ai ka shkruar konkretisht:
“Pavel Durov u largua nga Rusia kur qeveria u përpoq të kontrollonte kompaninë e rrjeteve sociale Telegram. Por në fund, nuk ishte Putin që e arrestoi për lejimin e publikut të ushtronte fjalën e lirë. Ishte një vend perëndimor, një aleat i administratës Biden dhe një anëtar entuziast i NATO-s, ai që e arrestoi dhe izoloi atë.”