Parashikim: SHBA Shkon Drejt Luftës Civile, Pavarësisht se Kush i Fiton Zgjedhjet

/

Një parashikues i famshëm në Amerikë paralajmëroi se demokratët dhe “Deep State” janë në gjendje të bëjnë gjithçka për të parandaluar fitoren e republikanëve.

Shtetet e Bashkuara do të përballen me një luftë civile në të ardhmen e afërt, parashikon analisti Martin Armstrong, duke parashikuar trazira serioze politike në prag të zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit 2024, pavarësisht se kush fiton.

“Asnjëra palë nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve”, paralajmëroi ai.

Duke folur për një site amerikan, “parashikuesi” foli për “gënjeshtra” nga ana e administratës Biden për situatën reale në ekonominë amerikane, duke vlerësuar se është më e keqe sesa paraqitet.

Në të njëjtën kohë ai sulmoi Uashingtonin për dezinformatat kundër Donald Trump, si p.sh. se ai është një subjekt i Rusisë.

“Jemi në një periudhë pasigurie të madhe. Kur njerëzit jetojnë në pasiguri, ata nuk shpenzojnë. Ata kursejnë. Kështu ndodh në një recesion”, thekson Martin Armstrong, ndërsa shton: “Nëse nuk keni besim në të ardhmen për shkak të gjithë këtyre çmendurive që po ndodhin, çfarë bëni? Nuk merr hua dhe nuk del në pension, thua të shohim çfarë do të ndodhë”.

Një tjetër gënjeshtër e madhe mediatike për publikun është vlerësimi i miratimit të Kamala Harris në sondazhe. “Mos u besoni sondazheve. Vlerësimi i miratimit të Kamala arrin rreth 10.5%. Besimi në qeveria është 7%. Pra, si mund të jetë Kamala në nivele 40%, 50% dhe 60%? Është absurde… Sontazhet janë propagandë në këtë pikë. Ishin propagandë edhe në vitin 2016 kur të gjithë thoshin se Hillary do të fitonte”, kujton ai.

Lidhur me mbështetjen e Robert F. Kennedy Jr. për Donald Trump, komentoi: “Unë gjithmonë e kam shtyrë RFK Jr të jetë Prokuror i Përgjithshëm duke i thënë madje, se ju mund të ngrini akuzë kundër Pfizer-it.”

Për zgjedhjet e nëntorit, ai parashikoi një fitore të Trump-it, bazuar në logjikë: “Shiko, shifrat thonë se Trump do të fitojë”. Megjithatë, ai paralajmëroi se demokratët dhe “Deep State” janë në gjendje të bëjnë gjithçka për të parandaluar fitoren e republikanëve. “Këta njerëz janë të pavetëdijshëm!”

Së fundi, ai parashikoi se “nëse ka një luftë të madhe, SHBA-të do të falimentojnë. Jam shumë i shqetësuar se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë para fundit të vitit dhe ndoshta që në shtator”.

Previous Story

Iran 1953: Anglo-Amerikanët Komploton me Islamistët për të Përmbysur Demokracinë

Next Story

Terma të "The Great Reset": Staycation, Cucina Povera & Kur Varfëria Bëhet me Imponim "Modë"!

Latest from Info