Njerëzimi kudo është i zhytur thellë në një orkestrim (të qëllimshëm) dhe gjendet në një luftë shpirtërore, të synuar dhe programuar.
Kjo edhe sepse, njerëzit janë shumë larg besimit dhe Perëndisë! Ndërkohë që disa, kanë përqafuar veçori të radikalizmit dhe fondamentalizmit, që e bën njeriun të ashpër dhe e drejton atë tek “shtaza” që fsheh së brendshmi.
Është e nevojshme që të lëvizim, mund t’i përdorim përvojat dhe njohuritë që mbartim, sado që na janë privuar direkt dhe indirekt, me shumë forma dhe mjete. Në këtë lloj situate kemi fituar aftësi shtesë, të gjithë, ndoshta edhe pa e kuptuar!
Mbani mend: ajo që na nevojitet sot është që të shprehemi, shfaqemi publikisht, për të na parë dhe për të kuptuar djajtë, se jemi shumë.
Çdo gjë që shohim rreth nesh, forma sesi qeverisemi, shoqëria ku jetojmë janë transformuar në formë të tillë, për të krijuar valë paniku dhe terrori, si dhe mes Media-ve vasale, mjeteve të desinformimit, konstilacioni po na bindin se nuk kemi çfarë të bëjmë, sepse gjithçka qenka e planifikuar dhe se jemi të pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën.
Fjalët dhe pamjet me të cilat ushqejnë publikun, janë të qëllimta për të kontrolluar perceptimin, ndërgjegjen dhe më pas sjelljen e njeriut.
Ndërkohë një luftë me ndërgjegjen po shpërthen.
Ti duhet ti besosh vetes dhe të kërkosh me këmbëngulje që për ty të jesh ti ai/ajo që vendos dhe jo shteti apo dikush tjetër.
Ata që flasin për liri dhe ndërgjegje, karakterizohen si njerëz “të teorive konspirative”, si njerëz që mbjellin panik dhe të tjera gjepura si këro. Kurrsesi, kush flet hapur dhe kundër sistemit, ai është atomi – individ i nevojshëm dhe i dobishëm për njeriun dhe botën.
Kush demaskon, dekonspiron dhe zhvesh qeverisjen, bëhet armiku i sistemit dhe është objekt sulmi.
Të tjerët që shikojnë këtë skenë, janë në luftë me ndërgjegjen, të heshtin apo të flasin!
Duhet të flasin dhe të jenë në krah të të ngjashmëve të tyre dhe kundër sistemit!
Lum kush, sot, e kupton këtë!
Nëse mes arsyes nuk mundesh të dalësh nga rrethi vicioz ku gjendesh, kërko ndihmën e Perëndisë dhe njerëzve shpirtërorë, për të të dhënë guximin për të shprehur së jashtmi, atë që ndërgjegja të thotë së brendshmi.
Mos e vra ndërgjegjen, as besimin, dil dhe asgjëso të keqen që të vërtitet si hijenë për të të tjetërsuar.
Refuzo t’u japësh çelësin që hap dyert e mendjes, zemrës, shpirtit dhe ndërgjegjes tënde. Mos lejo askënd të depërtojë brenda teje!
Perëndia të krijoi për të qenë unik, i lirë, i pacënueshëm dhe je ti, ai/ajo që vendos për ty.
Kjo botë që kanë ndërtuar, ky sistem që kanë ngritur, duhet shembur, sepse është kundër teje dhe fëmijëve të tu!
Kanë arritur të të vënë në sfidë me ndërgjegjen tënde, ndërkohë që duhet të sfidosh ata që po të rrëmbejnë ndërgjegjen!
Ndërmjetësi mes trupit dhe ndërgjegjes, është shpirt. Shpirti përjeton mendimet dhe ndjenjat tona, ndaj dhe “fati ynë individual” varet nga cilësia e mendimeve dhe ndjenjave tona.
Beso në Perëndi, tek Krijuesi, që na krijoi për të qenë të lirë!
Mos Hesht! Zgjohu! Refuzo! Guxo!