Rusia: “Europianët do ta paguajnë shtrenjtë TVSH-në, nëse nuk kalon përmes Ukrainës”.
Çmimi rus i gazit natyror për Europën ishte më i miri!
Vendet e BE-së mos duhet të përgatiten për një dimër të ftohtë?
Tema e gazit natyror rus dhe veçanërisht transporti i tij në Europë del sërish në plan të parë.
Vendet europiane shohin një dimër të rëndë që vjen përpara, kur bëhet fjalë për sigurinë energjetike të BE-së dhe tani po i bien “këmbanës” për transferimin e gazit rus, nga Rusia.
Më konkretisht, Hungaria, Sllovakia, Austria dhe Republika Çeke shprehën shqetësimet e tyre për marrëveshjen midis Gazprom dhe Naftogaz të Ukrainës për furnizimin me gaz rus në Europë, nëpërmjet Ukrainës, e cila skadon më 31 dhjetor 2024.
Për më tepër, pasiguria në lidhje me tranzitin e gazit natyror rus përmes Ukrainës është rritur më tej pas bombardimeve të fundit nga Ukraina, të qytetit Sudzha në Rajonin Kursk të Rusisë, që janë qendra e stacionit të matjes së gazit Sudzha dhe e vetmja rrugë operative për transitin e gazit natyror rus në Europë.
Kujtojmë se kontrata e fundit mes Gazprom dhe Naftogaz është nënshkruar në vitin 2019, pra gati tre vjet para operacionit ushtarak rus dhe shkatërrimit që pasoi.
Për momentin konsiderohet shumë e vështirë të kesh një marrëveshje tjetë (le më një kohëzgjatje 5-vjeçare si ajo e mëparshme).
Frika e dukshme e një makthi dimëror energjetik për pjesën më të madhe të Europës, u nxit nga kërcënimet shantazhuese të Volodimir Zelenskit dje.
Duke folur për gazetarët, presidenti ukrainas e bëri të qartë se vendi i tij nuk do të nënshkruajë vazhdimin e transportit të gazit rus:
“Askush nuk do të zgjasë përfundimisht marrëveshjen e tranzitit të gazit me Rusinë. Përsa i përket transitit të gazit natyror nga kompani të tjera, nëse disa nga kolegët tanë europianë vazhdojnë të jenë të interesuar për tranzit, do ta shqyrtojmë kërkesën e tyre”, tha Zelenski.
“Me shumë gjasa, pas vitit 2025 nuk do të ketë transit të gazit rus përmes territoreve të Ukrainës”, thanë zyrtarët ukrainas në vitin 2023 për të njëjtën temë, duke njoftuar mosrinovimin e marrëveshjes 5-vjeçare.
Rusia: “Europianët do ta paguajnë shtrenjtë gazin natyror nëse ai nuk kalon përmes Ukrainës. Turqia është një alternativë”.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha sot se konsumatorët europianë do të përballen me çmime më të larta nëse Kievi nuk pranon të zgjasë një marrëveshje me Rusinë për tranzitin e gazit natyror rus përmes Ukrainës, që skadon më 31 dhjetor.
Ukraina ka thënë vazhdimisht se nuk ka plane për një marrëveshje të re tranziti të gazit me Rusinë në mes të konfliktit në vazhdim.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov u tha gazetarëve në një video-konferencë se nëse Kievi nuk e zgjat marrëveshjen, Rusia mund të gjejë rrugë alternative, siç është qendra e planifikuar e gazit turk.
“Ka rrugë (të tjera), por sigurisht, vendime të tilla nga pala ukrainase do të shkaktojnë dëme serioze për interesat e konsumatorëve europianë, të atyre që ende duan të blejnë gaz rus më të garantuar, më të lirë…”, tha Peskov.
Shumica e vendeve që marrin gazin rus përmes Ukrainës kanë thënë se po përgatiten të ndërpresin flukset në fund të këtij viti, kur skadon edhe marrëveshja midis Ukrainës dhe Rusisë, duke qenë se Ukraina ka thënë se nuk dëshiron ta rinovojë atë.
Një tjetër opsion për Gazprom është të furnizojë një pjesë të gazit të tij përmes një rruge tjetër, për shembull përmes TurkStream, Bullgarisë, Serbisë ose Hungarisë. Megjithatë, kapaciteti përmes këtyre rrugëve është i kufizuar.
BE dhe Ukraina i kanë kërkuar gjithashtu Azerbajxhanit të lehtësojë bisedimet me Rusinë mbi marrëveshjen e tranzitit të gazit.
“Nuk ka asnjë bazë për të biseduar në këtë moment”, thotë Moska.
Kremlini hodhi poshtë gjithashtu deklaratat e presidentit ukrainas për një plan që ai ka për t’i dhënë fund luftës dhe tha se Rusia do të vazhdojë atë që e quajti “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë.
Zelenski të martën, se do t’ia paraqesë planin e tij, pa dhënë detaje se çfarë përmban ai, Presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe dy pasardhësve të tij të mundshëm, Donald Trump dhe Kamala Harris.
Presidenti ukrainas tha në një konferencë për shtyp se sulmi i Kievit në rajonin rus Kursk, i cili filloi tre javë më parë, ishte pjesë e planit të tij, i cili përfshin gjithashtu hapa të tjerë në frontin ekonomik dhe diplomatik.
“Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla nga përfaqësues të regjimit të Kievit. Ne e dimë natyrën e regjimit të Kievit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, kur u pyet për planin e Zelenskit.
“Ne po vazhdojmë operacionin tonë special ushtarak dhe do të arrijmë të gjitha objektivat tona”, tha ai.
Peskov tha gjithashtu se Rusia ndan pikëpamjen e Indisë për nevojën për një zgjidhje paqësore, por tha se është “më se e qartë” se nuk ka asnjë bazë për të bërë bisedime në këtë moment.
Kryeministri indian Narendra Modi deklaroi dje se, i tha presidentit rus Vladimir Putin në një telefonatë, se ai mbështet një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të konfliktit në Ukrainë, disa ditë pasi Modi zhvilloi bisedime me Zelenskin në Kiev.