Kërcënime nga qeveria braziliane ndaj biznesmenit amerikan.
Qeveria braziliane i ka dhënë Elon Musk një afat 24 orësh për të caktuar një përfaqësues ligjor në vend, ose shërbimet e X do të pezullohen në Brazil.
Kreu i Gjykatës së Lartë Federale të vendit, Alexandre de Moraes, i ka dhënë Elon Musk, pronarit të rrjetit social X, 24 orë kohë për të caktuar një përfaqësues ligjor në Brazil.
Moraes vendosi një afat prej 24-orësh për të përmbushur këtë kërkesë dhe paralajmëroi se nëse urdhëri nuk zbatohet, rrjeti social mund të përballet me pezullimin e aktiviteteve të tij në Brazil.
Gjykata sqaron se thirrja në vetë rrjetin social është bërë për shkak se platforma nuk ka përfaqësues ligjor në Brazil dhe se për të paraqitur informacionin është thirrur edhe avokati i regjistruar në këtë çështje.
Vendimi i Moraes synon të sigurojë që platforma të respektojë ligjet braziliane. Ligji kërkon që rrjeti të përfaqësohet në vend.
Aktgjykimi synon gjithashtu të detyrojë X-in që të paguajë gjobat e vendosura nga gjykatat.
Këto gjoba erdhën pasi Moraes urdhëroi dhe X nuk iu përmbajt urdhërit, që të bllokonte llogari të ndryshme, që ai tha se kishin “sulmuar” institucionet demokratike të Brazilit.
Për shkak të mospërputhjes, Moraes e rriti gjobën nga 9,057 dollarë në 36,301 dollarë në ditë, derisa masa të përmbushej!