Mbretëresha që Përfundoi e Pastrehë

/

Jeta e Marisë së Medicit.

Ajo vinte nga një shtëpi famëkeqe, shtëpia e Medicëve. Maria e Medicit kishte një fëmijëri të rrezikshme, që në moshë të re u pagëzua me gjak. Vetëm dy nga gjashtë vëllezërit e motrat e saj nuk vdiqën kur ishin ende foshnja. Nëna e saj u vra duke u rrëzuar nga shkallët kur ajo ishte vetëm 3 vjeç.

E dashura e babait të saj u bë shpejt njerka e saj. Thashethemet thanë se babai i saj e shtyu nënën nga shkallët me qëllim. Ndërsa Maria e vogël u rrit, kishte të gjithë rekrutët që nuk i lejonin të vepronte. Në kohën kur ishte nëntë vjeç, ajo kishte humbur dy vëllezërit dhe motrat të tjera dhe në moshën 12 vjeç, babai dhe njerka u helmuan. Fëmijëria e saj nuk ishte aspak fëmijëri.

Duke u rritur ajo merrte vendime vetëm me një nga ndjekësit e saj të besuar. Edhe pse kishte jetuar disa momente tragjike që në moshë të re, ajo u bë një nga trashëgimtaret më të pasura në Europë. Një nuse e kërkuar, një nuse që pakkush nuk do ta dëshironte. Nuk ishin vetëm paratë e saj, por edhe bukuria e saj sa e çuditshme, aq edhe unike.

Shumë flirtuan me të gjatë gjithë kohës. Por ajo priti 13 vite për të zgjedhur dikë. Më në fund, ajo zgjodhi mbretin Henri IV të Francës. Por martesa e saj nuk ishte ajo që priste. Në fakt, ishte një nga dasmat mbretërore më të pakëndëshme në histori.

Burri i saj ishte i martuar dhe njihej për dhjetëra dashnoret e tij, si dhe fëmijët e tij të shumtë jashtëmartesorë. Henri IV e donte atë vetëm për paratë e saj. Gjithçka që kishte, ishte pushteti, pasi kishte falimentuar prej gati 2 dekadash. Madje, thuhet se ai i detyrohej shumë familjes Medici.

Martesa u bë në distancë. Kur më në fund u takuan për herë të parë, ishin tashmë të martuar. Mbreti Henri nuk humbi kohë dhe shkoi me të në shtrat. Letrat e dashurisë që i dërgonte asaj, ja dërgonte ekzaktësisht me të njëjtat fjalë edhe të dashurës së tij, me dy gratë që nuk ushqenin asnjë simpati për njëra-tjetrën, teksa e dashura e mbretit Henri, përpiqej vazhdimisht t’i prishte lumturinë me çdo formë.

Maria më në fund i dhuroi djalin që dëshironte. Por të njëjtën gjë bëri edhe Erieta, e dashura, lindi djalë. Ëndrrat e Marias për të qëndruar në fron përkrah bashkëshortit të saj, për një herë tjetër u shtynë në kohë. Henri shikonte përplasjen e dy grave dhe e shijonte. Kjo solli si rezultat që i gjithë oborri të mos e simpatizojë më dhe t’i sillet si edhe mbreti i saj. Marrëdhëniet sa vinin dhe përkeqësoheshin. Zënkat e tyre ishin historike.

Nuk ishte një nënë e mirë. I godiste vazhdimisht fëmijët. Por pas vitesh në Paris, endërra e saj u realizua. U bë mbretëreshë. Henri duhet të shkonte në një betejë dhe u detyrua të lërë prapa bashkëshorten e tij. Ditën tjetër Henri u vra. Diçka që krijoi dyshime të shumta për implikim të mbretëreshës në vrasjen e tij.

Sapo, zyrtarisht u bë mbretëreshë, u hakmor me Eriketën, e dëboi nga oborri. Si mbretëreshë krijoi vazhdimisht edhe më shumë armiq. Por kishte një aftësi të mësonte, zbulonte, komplotet që bëheshin për të. Gjithsesi bëri një gabim, tradhëtoi edhe vetë birin e saj. Kur ai u maturua, mohoi t’i jepte çdo lloj pushteti. Pas tre vitesh, me puç, i biri ja arriti t’i merrte pushtetin, si dhe ta burgosë. Kështu, qëndroi në qeli për dy vite.

Richelieu arriti të merrte mjaft pushtet dhe potencë, për ta bërë mbretin Ludovik di të donte ai. Maria u përpoq ta dëbonte, por ishte tepër vonë. Richelieu mësoi edhe komplotin dhe ja arriti që ta dëboi ai i pari. I biri e internoi përjetë.

Për pak vite u bë mbretëreshë për huazim. Oborret mbretërore që e donin, e ftonin dhe e paguanin për prezencën e saj. Njëra prej vajzave të saj u bë mbretëresha e Spanjës dhe tjetra mbretëresha e Anglisë. Maria kaloi mjaft vite në internim, teksa shtronte një plan, strategji të sajën, për të krijuar një aleancë vendesh, kundër Francës. Dhe ja arriti natyrisht, por kjo nuk zgjati për shumë kohë.

Teksa plakej, udhëtonte nëpër Europë. Nuk kishte shtëpi. Ishte e pastrehë dhe flinte në shtëpi miqsh dhe të njohurish. Pas një momenti nuk kishte më as para. U vendos në Koloni, ku jetonte me paratë e piktorit Pol Rubens. Vdiq e varfër dhe e vetmuar në moshën 67 vjeç. I biri vdiq vetëm një vit më pas.

***

Në vitin 1619, u arratis me një shkallë ajri dhe komplotistët e çuan në një kështjellë. Bëri dy herë revolucion kundër birit të saj dhe ja arriti të kthehej në pushtet. Nuk u bë më mbretëreshë, por i biri e pranoi në pallat. Ishte atëherë kur filloi të edukonte, formonte një burrë që më vonë u bë famëkeqi, Kardinali Richelieu, diçka për të cilën u pendua.

Previous Story

Tronditëse në Brazil: Shembet Çatia e Kishës – Dy të Vdekur & 22 të Plagosur! (video)

Next Story

Soro(llopi) i Ramës Zhytur në Përqafime!

Latest from Info

Polemika e Madhe (3)

Problemi i Universit! Cili është problemi kryesor në këtë luftë për jetë a vdekje? Qeveria e