Çatia e kishës u shemb teksa po shpërndahej ushqim për nevojtarët.
Të paktën dy persona u vranë dhe 22 u plagosën kur çatia e një kishe u shemb në qytetin brazilian të Recife, tha kryebashkiaku Joao Campos dhe autoritetet në rajonin Pernambuco.
Çatia e kishës u shemb teksa po shpërndahej ushqim për nevojtarët dhe më shumë se 60 persona ndodheshin brenda kishës.
Një burrë 54-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u gjetën të vdekur nga ekipet e shpëtimit që shkuan në vendin e ngjarjes. Mes të plagosurve është një e re në fazë të avancuar të shtatzënisë, si dhe një fëmijë 4 vjeç.
Shkaku i shembjes po hetohet nga autoritetet.
Panele fotovoltaike ishin instaluar në çatinë e kishës javën e kaluar, sipas një raporti nga faqja e lajmeve G1. Mbipesha mesa duket shkaktoi shëmbjen e çatisë!