Çfarë po Ndodh në Venezuelë? Terr!

/

Blackout total!

Shteti në terr, vendi në terr, ndërprerje totale e energjisë elektrike.

Çfarë po ndodh në Venezuelë do të pyeste kushdo që lexon një informacion të tillë, që gjendet në pragun e fantazisë së shfrenuar. Si mundet që një vend i tërë të zhytet në errësirë të plotë, pa energji elektrike?

Presidenti Nikolas Maduro, i cili është i bllokuar në një mosmarrëveshje me opozitën për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut, ka bërë përgjegjës rivalët e tij politikë për ato që ai thotë se janë “sulme” në rrjetin e energjisë, akuza që opozita i ka mohuar.

Ndërprerja ishte rezultat i një sulmi në rezervuarin Guri, projekti më i madh hidroelektrik i Venezuelës, tha Maduro në televizionin shtetëror të premten në mbrëmje, ndërsa fajësoi opozitën dhe tha se prapa tyre janë fashistët e Shteteve të Bashkuara.

Maduro nuk ofroi prova për pretendimet e tij, por tha se sulmi ishte fokusuar në linjat e transmetimit.

Një hetim i shpejtë po zhvillohet, shtoi ai.

“Nuk do të them më shumë sepse është duke u hetuar”, tha Maduro, duke shtuar se ishte një sulm me përmasa të mëdha.

Të 24 rajonet e vendit raportuan humbje totale ose të pjesshme të furnizimit me energji elektrike, tha Freddy Nanez, ministri i komunikimit dhe informacionit, në televizionin shtetëror, duke i mëshuar faktit se akti është një sabotazh.

Rreth orës 13:00 me orën lokale, energjia është kthyer në disa pjesë të qytetit perëndimor Maracaibo, qytetit qendror të Valencias, qytetit lindor Puerto Ordaz dhe kryeqytetit Karakas, sipas Reuters.

Në rajonet e tjera, rryma elektrike ende nuk ka!

Previous Story

Qyteti më i Bukur në Europë Është Shtëpia e Minierave më të Vjetra të Kripës në Botë!

Next Story

Eksperimenti i Modifikimit të Motit "Operation Cumulus" i Bërë në Vitin 1952 nga Qeveria Britanike që Vrau 35 Njerëz!

Latest from Info