Pse thotë se është i frikësuar?
Luis Elizondo, një burrë i fuqishëm, i cili shërbeu në ushtrinë amerikane në Afganistan dhe Kuvajt dhe gjithashtu mori pjesë në misionet kundër terrorizmit të Shtetit Islamik, Al-Kaedës dhe luftëtarëve të Hezbollahut libanez, Luis Elizondo duket se nuk trembet lehtë.
Megjithatë, edhe ai e pranon se “ngriu” kur fëmijët e tij raportuan se kishin parë një rruzull të gjelbër dhe të ndezur që rri pezull në ajër pranë tyre, brenda shtëpisë së familjes së tyre në Maryland jashtë Uashingtonit, DC.
Topi 3D ishte “i tejdukshëm dhe i mbushur me një dritë jeshile të frikshme” dhe “sillej sikur të udhëhiqej nga ndonjë inteligjencë”, endej si i vdekur në ajër përpara se të shkonte në korridor dhe të zhdukej. Luis Elizondo thotë në një rast tjetër se ai pa të njëjtën gjë, një objekt jeshil të ndezur, me madhësinë e një topi basketbolli dhe me “skajet e buta që nuk ishin të definuara”, notonte ngadalë nga kuzhina e tyre në derën e tij të dhomës së gjumit, pak më poshtë lartësisë së tavanit, duke u zhdukur më pas mes një muri.
Gruaja e tij, Jenn, e pa gjithashtu atë, për plot dhjetë sekonda, gjë që ishte një lehtësim i madh për atë vetë, duke pasur parasysh se gruaja e tij ishte “një skeptike e madhe për të gjitha”. Domethënë ishin dy persoan tashmë që e kishin parë, përveç fëmijëve.
Elizondo pretendon se provat për alienët fshihen në pamje të qartë, këtu në Tokë.
Ish zyrtari i Pentagonit ka ngritur pretendime të tmerrshme për atë që “shefat” e tij të vjetër dinë në të vërtetë për alienët dhe kërcënimin që ata paraqesin për njerëzimin.
Pikërisht ajo për të cilën ai ishte skeptik dhe në të cilën ai e beson fort është ekzistenca e jashtëtokësorëve tashmë në Tokë.
Për më tepër, qeveria amerikane është plotësisht e vetëdijshme për këtë, por zgjedh ta fshehë nga publiku, siç fhseh edhe shumë gjëra të tjera.
Këto pretendime mahnitëse tani janë shndërruar në një libër të ri sensacional nga Elizondo, me titull “Imminent – Inside The Pentagon’s Hunt For UFOs”.
Një libër që është përshkruar nga disa si shumë i rëndësishëm, sepse Elizondo nuk është një “gjuetar” amator fantazmash, por ish oficeri i inteligjencës ushtarake, që drejtoi në të vërtetë këtë gjueti.
52-vjeçari është ish kreu i Programit të fshehtë të Identifikimit të Kërcënimeve Ajrore (AATIP) të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.
Dhe ai do të donte që ne të dinim se ai nuk filloi t’i shihte këto topa të vegjël të gjelbër të dritës vetëm pasi shkoi të punonte për AATIP dhe i identifikoi ato si një nga llojet më të zakonshme të UFO-ve, ose Fenomenet Anomale të Paidentifikuara (UAP), siç dhe iu referohemi.
Në mendjen e tij, vështirë se mund të ishte një rastësi. Disa nga kolegët e tij kishin raportuar pamje të ngjashme, nga vedet ku jetonin. A ishte ndonjë “inteligjencë më e lartë” që kontrollonte njerëzit që i hetonin? – pyet veten Elizondo.
Në mënyrë të pashmangshme, libri i tij ka mërzitur një botë që ka kaluar dekada duke luftuar dëshpërimisht për t’u marrë seriozisht.
Ai vetë kishte një leje të veçantë dhe punoi për shtatë vjet për një njësi kërkimore sekrete të qeverisë amerikane për UFO-t.
Dhe ai shton se këtë po na e fshehin disa zyrtarë të Pentagonit, të cilët kanë frikë se zbulimi do të shkaktojë panik masiv.
Ai pretendon se pamjet e qarta të zbuluara disa vite më parë të UFO-ve të kapur nga pilotët luftarakë amerikanë, dëshmojnë se këto janë makineri shumë të avancuara.
Dhe akoma më keq, mbrojtja jonë relativisht e dobët është e pafuqishme për t’i ndalur ato.
“Këto varka nuk janë të krijuara nga njeriu”, thotë Elizondo me guxim dhe troç.
“Njerëzimi nuk është në fakt e vetmja jetë inteligjente në univers, as specie alfa.”
Këto “enë” kanë funksionuar me “mosndëshkim të plotë në mbarë botën që të paktën që nga Lufta e Dytë Botërore”, këmbëngul ai dhe kanë aftësinë “të lëvizin në mënyra që sfidojnë njohuritë tona për fizikën … brenda atmosferës apo edhe detit”.
UFO-t, thekson ai, paraqesin “në rastin më të mirë, një çështje shumë serioze të sigurisë kombëtare dhe në rastin më të keq, mundësinë e një kërcënimi ekzistencial për njerëzimin”.
“Për ta thënë butë, tingëllon si diçka që dikush duhet t‘i ketë ngritur në qiell pak kohë më parë. Por askush nuk i ka ngritur”, thotë ai, sepse një grup sekret zyrtarësh të qeverisë amerikane dhe kontraktorëve kryesorë të mbrojtjes ka marrë UFO-t dhe banorët e tyre të huaj që nga viti 1947 dhe i ka fshehur.
Të gjitha janë gjëra të frikshme, si të jenë direkt nga një episod i serialit televiziv fantastiko-shkencor “The X-Files”, vetëm se në këtë rast nuk vjen nga Hollywood, por nga një njeri që ka punuar për vite si oficer i lartë i kundërzbulimit ushtarak përpara se të bashkohej me AATIP në vitin 2009.
Grupi u formua në vitin 2007 me urdhër të udhëheqësit të atëhershëm të shumicës në Senat, Harry Reid për të studiuar UFO-t me nxitjen e një miku të rëndësishëm, Robert Bigelow, themeluesi miliarder i Bigelow Aerospace.
Bigelow tha se ai është “absolutisht i bindur” se jashtëtokësorët ekzistojnë dhe e kanë vizituar Tokën.
Elizondo ka bërë bujë më parë, pasi në vitin 2017 ai dha dorëheqjen nga puna e tij në Pentagon në shenjë proteste ndaj sekretit të qeverisë dhe mungesës së burimeve.
Ai dhe të tjerët shkaktuan një bujë të madhe duke nxjerrë video tronditëse të takimeve të supozuara të UFO-ve me avionët e marinës amerikane.
Dhe ndërhyrja e tij e fundit forcoi pretendimet e bëra nga një tjetër sinjalizues i lartë i Departamentit të Mbrojtjes, gjeneralmajor David Grusch, përpara Kongresit vitin e kaluar.
Gruss dëshmoi se Pentagoni po fsheh mbetjet e alienëve të kapura nga rrënojat e të paktën një duzinë incidentesh në zona të largëta të SHBA-ve.
I lindur në Teksas në vitin 1971, babai i Elizondos me origjinë kubaneze ishte një gueril që mori pjesë në operacionin katastrofik të Gjirit të Derrave për të rrëzuar Fidel Kastron. Elizondo studioi mikrobiologji dhe imunologji në kolegj dhe shërbeu në ushtrinë amerikane për 20 vite si agjent kundërzbulimi.
Megjithatë, Elizondo është një figurë e diskutueshme.
Ai ka qenë aktiv në Amerikën e Jugut, Kore, Irak dhe Afganistan dhe ka qenë gjithashtu i përfshirë në mënyrë aktive në marrjen në pyetje të terroristëve të dyshuar të mbajtur në Gjirin e Guantanamos në Kubë, por është akuzuar për torturë.
Ai tregon se si një avokat i një prej të dyshuarve të 11 shtatorit e quajti atë “cari i torturave të SHBA-ve” në publik dhe thotë se Gjykata Europiane e Drejtësisë lëshoi një urdhër arresti të hapur “për mua, si dhe për këdo tjetër të përfshirë në marrjen në pyetje të të burgosurve”.
Libri pretendon se në vitin 2009 ai u zgjodh për të udhëhequr një grup sekret të Pentagonit, Programin e Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve Ajrore.
Elizondo thotë se nuk kishte asnjë interes për UFO-t apo edhe për fantashkencë kur iu bashkua projektit.
“Sfondi (background-i) im ishte në shkencë”, kujton ai.
Megjithatë, rekrutuesit e tij e kërkuan që t’i qaset çështjes me mendje të hapur, pasi kishte “të dhëna” për të mbështetur “shfaqet e çuditshme në mbarë botën” që datonin dekada më parë. Atij iu tha se do të fokusohej në ngjarje që “nuk përputhen me fizikën siç e kuptojmë ne”.
Shqu sytë, thotë ai, pasi pa pamjet mahnitëse të vitit 2004 të kapura nga ekuipazhet e avionëve të marinës amerikane F-18 Super Hornet në një stërvitje në brigjet e Kalifornisë pasi ata u devijuan për të hetuar jehonat misterioze të radarëve.
Pas mbërritjes së tyre, panë një objekt të bardhë të çuditshëm që rri pezull mbi Paqësor. Ky objekt nuk kishte krahë apo mjete të dukshme shtytjeje, por lëvizte me shpejtësi fantastike.
Pamjet e kabinës, të kapur nga një prej ekuipazheve të F-18 ishin një nga tre pamjet e UAP të lëshuara në media në 2017 dhe të çertifikuara nga Pentagoni katër vite më vonë.
Elizondo pretendon se video tregon se UFO-t janë një kërcënim urgjent për sigurinë, sepse ato mund t’i shmangen radarëve tanë të mbrojtjes dhe të manovrojnë me shpejtësi rrufeje rreth avionëve më të avancuar.
Ai gjithashtu shqyrton ndoshta teorinë më të famshme të konspiracionit të UFO-ve, incidentin e vitit 1947 në Roswell, New Mexico.
Në fakt, Elizondo pretendon se dy disqe fluturuese u përplasën atë ditë pasi “propulsioni” i tyre për ndonjë arsye të panjohur dështoi dhe ata zbritën “si një 757 që humbi të gjithë fuqinë nga motorët e avionëve”.
Dhe duke iu referuar fotove tashmë të famshme të krijesave humanoide me sy të shqyer, ai shkruan se janë gjetur “katër trupa të vdekur jo njerëzorë”.
Ai thotë se incidenti në Roswell “kodifikoi” mënyrën sesi Uashingtoni do të trajtonte incidentet e ardhshme të UFO-ve në dekadat e ardhshme, domethënë “të mos pranojë asgjë dhe të mohojë gjithçka”, por gjithashtu t’i frikësojë dëshmitarët në heshtje, të poshtërojë këdo që nuk respekton dhe “stigmatizon” vizitorë nga hapësira jashtë nesh.
Dhe kështu raporte bombë si ky për një alien nga një incident tjetër i raportuar nga Elizondo, në të cilin truri përshkruhej se kishte një sipërfaqe të lëmuar si “shumë kafshë këtu në Tokë” dhe “të kombinuara me zorrë, mëlçi dhe zemër, si zvarranikët”, natyrisht nuk u bënë publike kurrë.
Pretendimet befasuese të librit janë miratuar në një parathënie nga Christopher Mellon, ish zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes për informacion nën presidentët Clinton dhe George W. Bush. Mellon është një tjetër entuziast i UFO-ve që po e shtyn Kongresin të marrë në konsideratë provat e mbledhura nga pilotët dhe sinjalizuesit si Elizondo, apo Groce.
Pra, a duhet të lagrohemi menjëherë nga ajo që po bëjmë dhe të vrapojmë drejt kodrave?
Ndoshta jo ende! Pretendimet e tij kërkojnë prova të jashtëzakonshme dhe ky është ende rasti i “bilbilit që iu fryn” të tjerëve, të cilët kanë pretendime të ngjashme për dekada, por kurrë nuk kanë qenë në gjendje t’i mbështesin ato me prova, duke na kërkuar të besojmë historitë e tyre të pabesueshme për besueshmërinë e tyre.
Kur u kërkohet të japin prova për tregimet e tyre, ata shpesh iu referohen betimeve të sigurisë, që i pengojnë të na tregojnë atë që dinë, ose kërcënimeve nga “burrat me të zeza”.
Megjithatë, Elizondo është provuar tashmë jo i besueshëm pasi ai më parë deklaroi se zbulimi zyrtar i ekzistencës së UFO-ve ishte i pashmangshëm në vitin 2018.
Në Britani, Nick Pope, i cili punoi për tre vjet në zyrën e UFO-ve të Ministrisë së Jashtme, theu heshtjen e tij në vitin 1996 për të shpallur se “anijet kozmike jashtëtokësore po vizitojnë Tokën dhe diçka duhet bërë urgjentisht”.
Ashtu si Elizondo, Pope pohoi se kishte parë prova në dosjet e atëhershme sekrete që e bindnin atë se diçka e çuditshme dhe potencialisht armiqësore po na vizitonte.
Por kur në vitin 2008 Departamenti i Shtetit filloi të publikonte të dhëna, “provat” nuk ishin aty.
Ai gjithashtu i referohet idesë se alienët janë ndoshta engjëj ose demonë që vizitojnë Tokën dhe pretendon se ish shefi i tij në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, të cilin ai nuk e përmend me emër, besonte se UFO-t nuk kishin nevojë për hetime të mëtejshme pasi ato ishin “qartësisht” puna e Djallit.
Skeptiku Mick West, i specializuar në analizimin e videove të UFO-ve, i tha Mail se anekdotat e çuditshme të Elizondos “sugjerojnë se ai beson me të vërtetë një shumëllojshmëri të gjerë gjërash të pazakonta që përfshijnë thellësisht një interpretim të mbinatyrshëm të realitetit që ende nuk bazohet në fakte të verifikueshme”.
Edhe shefi i Forcave Ajrore Britanike, Sir Hugh Dowding, i cili udhëhoqi RAF në fitoren mbi Luftwaffe në Luftën e Dytë Botërore, besonte te zanat dhe këmbënguli që UFO-t (të cilat u bënë të njohura në Luftën e Dytë Botërore si Foo Fighters) vinin nga Marsi dhe Venusi. Duket se mund të presim edhe pak përpara se të shtypim butonin e panikut për pushtimin e Tokës – “Invasion Earth”.