Lufta Rusi-Ukrainë, pushtimi i Gazës nga Izraeli, hartat e reja të vendeve dhe korridoret e krijuara tregtare të energjisë kanë ndryshuar gjithashtu ekuacionin Turqi-rajon.
Admirali i dorëhequr Cihat Yaycı paralajmëroi se është planifikuar që Turqia të kthehet në një fushë beteje nga qarqet botërore dhe se ata presin rastin për ta zbatuar planin me mekanizmin e tyre të brendshëm.
Cihat Yaycı, duke kujtuar zhvillimet në Irak, Siri, Liban, Qipro, Palestinë dhe Iran, theksoi se është serioze që Qendra Amerikane e Inteligjencës CIA të rikthejë në axhendë postin e Kapadokisë, që kishte bërë para 15 korrikut. Yaycı tha se CIA dhe lideri FETÖ u dërguan mesazhe strukturave në Lindje.
Cihat Yaycı, i cili nënvizoi se refugjati është një nga armët më efektive, tha: “Ne po përballemi me teste të rëndësishme sociologjike përsa i përket çështjes së refugjatëve. FETÖ dhe organizata të ngjashme do ta përdorin këtë situatë. Dimensioni i ri dhe dallimet etno-kulturore që i shtohen separatizmit DEM-PKK janë një tjetër armë. Në këtë pikë, është shumë jetike që të trajtohet çështja me alevitër”.
Cihat Yaycı, shpjegoi se misioni global që i ishte caktuar FETÖ-së ishte transformimi dhe helmimi i Turqisë dhe botës islame me gabimin e “dialogut ndërfetar” dhe vazhdoi si më poshtë: “Kjo punë ishte një punë shumë serioze. Në këtë kontekst janë prodhuar studime të shumta akademike, filma dhe seriale, dokumentarë dhe libra. Qëllimi ishte të formësonin dhe drejtonin dinamikat fetare dhe kulturore të shoqërisë sipas interesave të tyre. Ishte Vatikani që ia ngarkoi këtë mision organizatës dhe Papa Gjon Pali II Carol Vojtila që shpjegoi qartë qëllimin e planit të madh për vendin tonë, në një deklaratë që lëshoi në vitin 2010, duke thënë: “Në mijëvjeçarin e parë Europa u kristianizua. Në mijëvjeçarin e dytë, Afrika dhe Amerika u kristianizuan. Në mijëvjeçarin e tretë le të kristianizojmë Azinë dhe sigurisht Turqinë”. Ata po mbjellin në mënyrë tinëzare farat e sherrit në të gjithë vendin.
Faza e re e këtij projekti po zbatohet aktualisht në Sumela. Pretendimi Ekumenik i Patriarkut Grek të Fanarit dhe shndërrimi i Manastirit dhe kishës në Sumela nga një muze, në një vend kulti, janë kërcënime serioze. Një zhvillim i ngjashëm vërehet në Shiva. Në veçanti, gërmimet që po zhvillohen përballë Gokmedrese-së, ku tentojnë të nxjerrin në pah një identitet të krishterë, një prej rajoneve më të rëndësishëm turk në Anadoll. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha këto aktivitete mbështeten nga diaspora armene. Thuhet se ato i shërbejnë qëllimit për të theksuar Shivain si një qendër të krishterë.
Nga njëra anë, ndërsa kishte një përpjekje për të fabrikuar një histori armene/kristiane posaçërisht për Shivasin, nga ana tjetër, 40 të krishterët në zonën ku do të ndërtohej një monument u deklaruan dhe pretenduan se i përkisnin armenëve të krishterë, si të jenë “40 ushtarë trima nga Kapadokia”. Kapadokia mbart në thelb kuptime të tilla si të qënit i fshehur nga romakët dhe të qënit simbolikë e strukturave qelizore kristiane. Nga ana tjetër, është domethënës fakti se lideri i FETÖ-së në predikimin e tij më 9 mars 2016 përdori kodet “Kapadocianët” dhe “Sirkari i Kapadokisë”, i veshur me një mantel me ngjyrë kamuflazhi ushtarak. Fakti që CIA përdori imazhin e Kapadokisë, si dhe atëherë, tregon edhe një herë përmasat e rrezikut dhe kërcënimit. Ne e dimë qartë se FETÖ nuk do të lërë gur pa lëvizur në rrugën që çon në mbijetesën dhe paqen e vendit tonë dhe i bëjmë thirrje të gjithë kombit turk të jetë vigjilent”.
***
Ky shqetësim është i drejtë dhe real. Mast.al ka bërë një seri shkrimesh për atë që po vjen në Turqi dhe që do të jetë nga Perëndimi i Largët, edhe pse shumë lexues e kanë kundërshtuar. Nuk është momenti për pasione dhe tifozëri, por për të lexuar lëvizjet, rrethanat, informacionet që vijnë nga gjithandej, realitetin në fund të fundit, siç po bëjnë vetë turqit, për të kuptuar se me të vërtetë po synohet që Turqia të jetë një fushëbetejë. Dhe të mos harrojmë që Turqia brenda territorit ka mjaft rryma kundër pushtetit të tanishëm.