Synaksi u mblodh në datat 1-3 shtator në Fanari, Kostandinopojë.
Pas përfundimit të Sinodit të Parë të Hierarkisë së Fronit Ekumenik të martën, Patriarkana Ekumenike lëshoi një njoftim zyrtar në të cilin thuhet se Papa Françeskut të Kishës Katolike Romake po i bëhet një propozim, për kremtimin e Pashkëve në një festë të përbashkët me ortodoksët.
Sinaksi u takua në datat 1-3 shtator në Fanari i udhëhequr nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu me pjesëmarrjen e Kryepriftërinjve të Kishave Autonome të Finlandës dhe Estonisë.
Në njoftimin përkatës thuhet: “Në fjalën e tij përmbyllëse, Shenjtëria e tij i kujtoi Hierarkisë së Shtatë se gjatë vitit të kaluar kishtar, në fund të majit 2025, do të bëhet kremtimi zyrtar i plotësimit të 1,700 vjetëve të sinaksit të Nikeas së Bitinisë e Koncilit të Parë Ekumenik, me pjesëmarrjen personale të Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut.
Këtij përvjetori historik iu kushtua Sinaksi aktual i Hierarkisë së Fronit, fakt i cili u shpreh me zgjedhjen si moto qëndrore të sinaksit së varhut himnizues gjatë Sperinosë të së Dielës të Etërve të Shenjtë dhe Teoforë të mbledhur në Nikea, të cilët, ndër të tjera, u morën edhe me çështjen e rregullimit të datës së kremtimit të Pashkëve: duke ndjekur doktrinat e tyre të lashta, sigurisht duke besuar se adhurojmë, … në një Hyjni, në një Triadë homouse.
Në këtë frymë shprehet në bashkëdëshirë urata pëe festim të përbashkët të Pashkëve gjatë vitit të ardhshëm, në Krishterimin Lindor dhe Perëndimor, të mos përbëjë vetëm një ngjarje thjesht të gëzuar, por fillimin e definimit të një date të përbashkët për festimin e Pashkëve çdo vit, në përputhje me Pashkën e Kishës tonë Ortodokse”.