Droni me termit “pjek” një komandë ushtarësh ukrainas.
Imazhet e para të armës së re ruse, janë të frikshme!
Një armë e re tronditëse, më rrëqethëse, por edhe më efektive në shfarosjen e mbrojtjeve të armikut, qoftë në pyje apo në çfarëdo forme strehimoreje, u përdor nga forcat ruse në Ukrainë: një dron që lëshon vertikalisht një “perde” me termit ndezës!
Asgjë nuk mund t’i mbijetojë kësaj “rreze” zjarri.
Shikoni videon dhe do ta kuptoni:
Droni “spërkat” me termit dasyli, ku fshihej një komandë ushtarësh ukrainas. Duke fluturuar me një shpejtësi prej vetëm 165km në orë, i duhen vetëm disa sekonda për “të pjekur” kundërshtarët.
Është përdorimi i parë i regjistruar i termitit nga një dron, në mbarë botën.
Termiti është një përbërje piroteknike e pluhurit metalik, karburantit dhe oksidit të metalit.
Kur ndizet nga nxehtësia, termiti i nënshtrohet një reaksioni ekzotermik redoks.
Shpërthime të shkurtra të temperaturës së lartë krijohen në një zonë të vogël. Forma e reaksionit është e ngjashme me atë të përzierjeve të tjera oksiduese të karburantit, siç është baruti i zi.