Humoristët Rusë “Nxjerrin Zbuluar” Boris Johnson (video)

/

“Ukrainasit po luftojnë për ne, do të rekrutojmë më shumë të rinj dhe do t’i dërgojmë në front!”

Humoristët / parodistët rusë, të pseudonimet Bovan dhe Lexus folën me ish kryeministrin e Anglisë, Boris Johnson, duke pretenduar se ishte Zhak Attali, ideologu i Revolucionit Portokalli, ekonomist globalist dhe aleat i Emmanuel Macron (i njohur për deklaratat e tij të tmerrshme në të kaluarën).

Ish kryeministri britanik Boris Johnson i bëri thirrje Perëndimit që t’i dorëzojë Ukrainës raketat ATACMS dhe të heqë kufizimet në gamën e përdorimit të tyre.

Në bisedë, Johnson i bëri thirrje Perëndimit që të lejojë Ukrainën “të shembë urën e Krimesë”.

Ai në thelb bën thirrje për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore, duke thënë se jo vetëm Krimea, por edhe Rusia duhet të goditet thellë në territorin e saj me raketa perëndimore, me rreze të gjatë veprimi!

Ai gjithashtu pranoi se “ukrainasit po luftojnë për ne (dmth Perëndimi)”, duke i bërë thirrje Kievit të rekrutojë më shumë të rinj dhe t’i dërgojë në front!

Jam shumë krenar dhe i lumtur që vendi im, Britania, vazhdon të ndihmojë Ukrainën.”

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Boris Johnson bie viktimë e të njëjtëve humoristë!

Shikoni videon që ekspozon në mënyrë të pariparueshme Boris Johnson!

Previous Story

Një Kosovar, Agjent i Izraelit në Turqi?

Next Story

Jacques Attali: “Idiotët do ta Besojnë & do të Kërkojnë të Shërohen – Kështu, Idiotët do të Kujdesen Vetë për të Shkuar në Thertore”!

Latest from Info