“Krishti” apo…? – I Varur, pa Kryq, me Thundra… – Ku Ndodhet?

/

Kisha e Kryqit të Shenjtë në Lublin të Polonisë.

Kisha e Kryqit të Shenjtë u ndërtua në gjysmën e parë të shekullit të 15të, në rrugën që lidh Lublinin dhe qytetin Kraków. Fillimisht ishte një kishë prej druri. Para vitit 1623, ndërtesa u zëvendësua me një ndërtesë me tulla. Në vitet 1934-1935 iu bë një ndryshim i plotë, kryer nga arkitekti i Varshavës Marian Lalewicz.

Kisha ndodhet në anën veriore të rrugës Radziszewskiego, ngjitur me godinën e Universitetit Katolik të Lublinit (Katolicki Uniwersytet Lubelski, KUL) dhe ka funksionin e Kishës universitare për Universitetin Katolik të Lublinit.

Në altarin e kësaj kishe katorike, ndodhet kjo statujë që revolton, indinjon dhe zemërthyen këdo besimtar të krishterë.

Kjo është Kisha e Kryqit të Shenjtë pa kryq.

Krishti është i varur, nuk është i vendosur në kryq. Është zhdukur elementi i kyrqit të mundimeve, kryqit ku Krishti mori mëkatet, për shpëtimin e njeriut, krijesës më të përsosur të Perëndisë, në shembëlltyrën e Tij, që aq shumë zili e pati Satani.

Një Krisht i zi, një staujë e zezë, e errët pis.

Një Krisht me mjekër ciapi.

Një Krisht me fytyrë, me tipare si mumje.

Një Krisht me krahë si lakuriq nate. Manteli i hedhur mbi të, teksa është i varur, e shndëron në lakuriq nate.

Një Krisht me krahë të gjata dhe të holla, si kthetra dhe gishtat në simbolika satanike.

Një Krisht me këmbët si thundrat e dhisë.

Një Krisht edhe më bishtin e dhisë në të djathtë të statujës.

Kisha katolike mes kësaj statuje, këtij altari dhe gjithçkaje që përshkruam, po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Një kishë, në një institucion akademik, teologjik, katolik, me të tillë simbolikë diabolike, thotë shumë, lë shumë për të kuptuar dhe nënkuptuar.

Djajtë janë në strukturat e kishës, kjo është e qartë dhe ata janë forca lëvizëse pas këtyre eksibicionizmave satanike, imponuese dhe ngulitëse.

Këtu përdhosja dhe poshtërimi i Shpëtimtarit tonë, Zotit Jezu Krisht janë absolutisht të dukshme dhe të pamohueshme, aspak të kamufluara, më shumë se provokuese.

Lublini në fakt është edhe një qytet që mbart në stemën e tij, simbolin e dhisë.

Një dhi që qëndron duke u ngjitur pas një hardhie, që vendos thundrën e saj mbi hardhi, mbi trupin e Zotit tonë, mbi njerëzimin, duket vërtet simbolikë e rrezikshme dhe e pandershme.

Kush është vallë autori i kësaj statuje monolite diabolike?

Si dhe pse lejohet vendosja e kësaj statuje në altarin e një prej kishave më të rëndësishme dhe qendrës më të madhe universitare katoliko-teologjike?

Kohë eskate!

Previous Story

Rusia: Përgatitet të Vërë në Shërbim Raketat Bërthamore "Burevestnik"!

Next Story

2400 Ankesa për Abuzim të Fëmijëve në Shkollat ​​Katolike në Irlandë

Latest from Info