U Ka Ikur Truri në BE apo Si? – Çfarë Duhet të Bënte Mongolia me Putin?

/

BE shprehet: “Na vjen keq që Mongolia nuk e arrestoi Vladimir Putinin” tha një përfaqësues i Komisionit!

Me nderime të plota largimi i presidentit rus nga Mongolia.

“BE shpreh keqardhjen e saj për faktin që Mongolia, një vend anëtar i Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas statutit, për të ekzekutuar urdhër-arrestin për presidentin Putin”, tha përfaqësuesi i Komisionit në një deklaratë me shkrim, Peter Stano, në lidhje me vizitën e Putinit në Ulaanbaatar.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është nën një urdhër-arresti nga GJNP-ja për “krime ndërkombëtare” dhe po kërkojnë nga vendet që kanë nënshkruar konventën, që ta arrestojnë në rast vizitash, apo kalimi tranzit (nëse ndodh në kushte ekstreme)!

Është e qartë se e kanë “humbur” në BE dhe vështirë se do ta gjejnë sërish “copëzën apo copëzat e shkulura nga sfera mendore”.

Sigurisht që nuk kanë për ta gjetur “copëz-ën(at) e shkulur(a)”, derisa e gjithë Europa të përgjaket dhe të shkulet e gjithë burokracia aktuale e Brukselit.

Previous Story

Itali: Harku i Kostandinit në Romë Është Dëmtuar nga Moti i Keq!

Next Story

Kush Është Gruaja e Veshur me Diell?

Latest from Info