80 parlamentarë të majtë kërkojnë shkarkimin e presidentit frances Emmanuel Macron, sepse nuk jep urdhër për formimin e qeverisë fituesve të zgjedhjeve.
Një mocion për shkarkimin e Emmanuel Macron u paraqit nga 80 deputetë të majtë në Francë. Mocioni është firmosur nga më shumë se 200 mijë qytetarë, ndërsa mbledhja e firmave po vazhdon.
Dje u bë e ditur se emri i kryeministrit të ardhshëm nuk është bërë ende i ditur, pasi Macron hodhi poshtë nominimet e Bernard Cazeneuve nga e majta dhe Xavier Bertrand nga e djathta. Në orët e fundit është dëgjuar fuqishëm mundësia e formimit të një qeverie teknokratike nën drejtimin e ish komisionerit europian Michel Barnier.
Me një skicë therëse, gazeta satirike Charlie Hebdo komenton zvarritjen e Emmanuel Macron për të emëruar një kryeministër të ri, më shumë se 50 ditë pas zgjedhjeve parlamentare.
Në skicë, presidenti francez është i zhveshur (nudo) dhe me një aparat fotografik në dorë fotografon Marian e fjetur (të Republikës Franceze) ndërsa nguten “dhëndurët” e panumërt për postin kryeministror.
“Konsultat vazhdojnë”, shkruhet në mbishkrimin që shoqëron skicën.
Karikaturisti, siç raporton M. Denaxa, e paraqet Emmanuel Macron si burrin jonormal të 72-vjeçares Giselle Pelico, e cila e drogoi dhe më pas ftoi burra në shtëpinë e tyre për ta përdhunuar.
Tani shtypi ndërkombëtar raporton hapur se sjellja autoritare e Macron është një goditje poshtë mezit për Republikën Franceze.
Gazeta gjermane Die Tageszeitung thekson se Republika Franceze po “sakrifikon veten” pas “manovrave të Emmanuel Macron” për të “shpëtuar trashëgiminë e tij politike”. Gazeta flet për “votuesit francezë që u mashtruan dhe u privuan nga vota”.
“Të qeverisësh do të thotë të emërosh”, i tha François Hollande, presidentit Emmanuel Macron, duke i bërë thirrje atij të marrë “vendime”.