“Mall i Ri” në Treg, Kokaina e Shtrenjtë “Pink Panther” me Shije Luleshtrydhe & “Al Capone”, për Persona “VIP”!

/

Kostoja e kokainës rozë është rreth 50 euro më shumë për gram, krahasuar me kokainën e zakonshme.

“Pantera rozë” dhe “Al Capone” kanë mbushur Athinën e Greqisë dhe ishujt.

Këto dy foto “zbukuronin” narko-paketat që ishin hedhur në treg nga tre trafikantë, nga Greqia dhe Shqipëria, aktiviteti i të cilëve u ndërpre pas një operacioni të Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve.

Ndër substancat e sekuestruara nga policia ishin edhe 875 gramë të ashtuquajturit pluhur rozë “TUSI”, një përzierje e substancave të ndryshme që zakonisht shitet si kokainë luksoze, me koston e një grami që arrin në 120 euro. Në fakt, është sasia më e madhe e drogës rozë që është zbuluar ndonjëherë në Greqi.

Autoritetet arrestuan një trafikant 30-vjeçar, ndërsa janë në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë. Një, 23 vjeç shqiptar, u arrestua shkurtin e kaluar në aeroportin e Athinës, duke pasur në posedim më shumë se 4 kilogramë hashash. Ai ishte i lirë me kusht dhe vazhdonte aktivitetin e tij i paepur dhe i papenguar.

Kjo lëndë narkotike e veçantë njihet për koston e lartë, ndërsa nga shitësit karakterizohet si kokainë “private” (ekskluzive). Është hera e dytë në vitin 2024, që kapet në Greqi, pasi pak kohë më parë autoritetet kishin sekuestruar një sasi të vogël edhe në ishullin Mykonos.

Në përpjekje për të konstatuar lëndën narkotike në përzierje, pluhuri me “Pantera Rozë”, është dërguar për analiza në strukturat përkatëse shtetërore.

Kokainë me shije luleshtrydhe

“Kush e di se çfarë përmban ose nga çfarë përbëhet! E vetmja konstante është ngjyra”, thotë një përdorues tipik i kokainës “rozë”, duke përshkruar përbërjen e drogës. Pluhuri rozë është lyer me ngjyrë pastiçerie për t’i dhënë ngjyrën e markës dhe ka një aromë luleshtrydhe.

Substanca dha debuto fillimisht në Kolumbi në vitin 2010 dhe shpejt mbushi klubet e natës në vend dhe arriti më pas në Europë. Sot është ilaçi i pestë më popullor në Amerikën Latine. Përzierja e paparashikueshme që përgatitet në laboratorët e improvizuar zakonisht përbëhet nga ketaminë, MDMA (ekstazi) dhe kafeinë, ndërsa në më pak raste përmban kokainë. Kostoja është rreth 50 euro më shumë për gram, krahasuar me kokainën e zakonshme.

Në operacionin e dyfishtë të Policisë Greke, që u zhvillua para pak ditës në lagjet Neo Kosmos dhe Agia Paraskevi në Athinë, u zbuluan dhe sekuestruan: kokainë “rozë” me peshë 875 gramë, kokainë me peshë 3 kilogramë e 242 gramë, kanabis i papërpunuar me peshë 605 kilogramë, kanabis i përpunuar, me peshë 2 kilogramë e 686 gram, ketaminë me peshë 875 gram, metamfetaminë me peshë 545 gram, 3 peshore, një rende dhe makina për mbylljen ajrosëse të paketimeve najloni për shpërndarjen e drogës.

Previous Story

“Melania”: Videoklipi Bardhezi 48-Sekondësh i ish Zonjës së Parë

Next Story

Roli "i Pistë" i Komitetit të 300-ëve!

Latest from Info

Polemika e Madhe (3)

Problemi i Universit! Cili është problemi kryesor në këtë luftë për jetë a vdekje? Qeveria e