“Më lejoni t’i sqaroj disa gjëra…!”
Çfarë do të zbulojë Melania në kujtimet e saj dhe sa mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA?
Kujtimet e Melania Trump pritet të jenë në librari më 1 tetor. Një muaj e pak ditë para zgjedhjeve amerikane të 5 nëntorit. Titulli i tyre: “Melania” dhe synimi i ish Zonjës së Parë për të “zbardhur disa gjëra…” për të cilat ajo thotë se ka pasur keqkuptime.
54-vjeçarja Melania, e lindur në Slloveni, në një videoklip artistik 48 sekonda bardh e zi, deklaron se dëshiron të tregojë historinë e saj, të japë këndvështrimin e saj, të tregojë të vërtetën.
Në video shohim edhe disa foto nga koha kur ajo punonte si modele dhe më pas, si nënë e re me djalin e saj Barron, ndërsa shfaqet edhe Donald Trump.
Të paktën e vërteta e saj.
A do të jetë aq e fortë përmbajtja e librit sa të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve në favor të bashkëshortit të saj në mënyrë që ajo vetë të bëhet Zonja e Parë e SHBA-ve për herë të dytë?
Sido që të jetë, është interesante se çfarë rrëfimi ka zgjedhur për të përqafuar ish Zonja e Parë, e cila mendohej prej kohësh të mos ndihej rehat me marrëdhënien e saj me Donald Trump, por edhe për shkak të rastit të ish yllit porno, Stormy Daniels dhe aventurave ligjore të bashkëshortit të saj, zgjodhi të qëndronte në sfond.
“Një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues për mua!”
“Shkrimi i këtij kujtimi ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues për mua”, dëgjohet të thotë ajo në video, e cila përmban çaste të jetës së saj gjatë qëndrimit të burrit të saj në Shtëpinë e Bardhë (2017-2021).
Ajo shpreh qëllimet e saj: “Si një person që ka qenë shpesh objekt i gjykimit publik dhe falsifikimit të së vërtetës, ndiej përgjegjësinë për të sqaruar faktet. Besoj se është e rëndësishme të ndaj këndvështrimin tim: të vërtetën”.
Kopertina e saj është e zezë me titullin “Melania” të shkruar me germa të bardha në mes të faqes.
Libri tashmë është i disponueshëm për porositje paraprake në Amazon për 30 dollarë dhe një botim i veçantë luksoz, i pasur me foto do të dalë me çmimin 150 dollarë.