Festa e Madhe e 15 Gushtit në Greqinë e Lashtë Ishte Ditëlindja e Perëndeshës Athina

/

Ka shumë shtrembërime historike që qarkullojnë në internet për atë që grekët e lashtë festonin në 15 gusht dhe jo vetëm nga të krishterët, por edhe nga adhuruesit e supozuar grekë, ca gjepurologë, të cilët implikojnë Siriusin dhe disa të tjera informacione të çuditshme të imagjinatës së tyre.

Prandaj Hekatombeo përbëhej prej 30 ditësh, suke filluar nga 16 korriku deri në kulmin e tij më 15 gusht, festa e madhe e panathineas dhe ditëlindjes së perëndeshës Athina.

Panathinea festohej çdo vit, ndërsa “Panathinea e Madhe” mbahej çdo katër vite. Klerikët e tempullit të Athinës quheshin atëherë “penteteridë”, zgjedhja e të cilëve ishte pjesë e ceremonisë së Panathineas së Madhe, çdo katër vite.

Pak para lindjes së diellit zhvillohej “Proçesioni i Vellos”.

Ritet e Panathineas mbaheshin më 28 të muajit. Qëllimi kryesor i ritualit ishte proçesioni zyrtar dhe ofrimi i veëëos së thurur, për të mbuluar statujën e perëndeshës, si dhe vendosja e dhuratave dhe lutjet, për të shprehur mirënjohjen e athinasve për mbrojtjen e qytetit nga perëndesha.

Thurja e vellos zgjaste nëntë muaj dhe bëhej nga një grup grash. Velllon e vendosën në një karrocë në formë anijeje, e cila kishte një direk, e lidhnin vellon sipër, ndërsa karrocën e tërhiqnin kuaj.

Fjala Panathinea do të thotë “festë për të gjithë athinasit”, pra për të gjithë banorët e Attikës. Në kohët më të lashta, banorët e Athinës, domethënë banorët e zonës përreth Akropolit, festonin “Athinanë”.

Festa ishte e njohur në të gjithë Greqinë, pasi u shoqërua me gara të pasura sportive dhe artistike.

Lojërat u mbajtën deri në mesin e shekullit të 4t përpara Krishtit në Ehelides, një komunë e Attikës pranë Pireut. Në shekullin e 4t përpara Krishtit lojërat u transferuan në Ilissos, ku në kohën e Likurgut u ndërtua një stadium me tribuna për spektatorët.

Ndërsa çdo vit organizoheshin gara dhe valle që kishin karakter ceremonial.

Pirikët (lloj ceremonie) u bënë pjesë e Panathineas nga shekulli i 6të përpara Krishtit, iu kushtuan Athinës dhe fitores së perëndive olimpike kundër titanëve. Në këtë ceremoni u kërcye vallja pirrike e shoqëruar me tingujt e flautit, duke luajtur këngën “Ligji i armatosur”.

Evadria dhe evoplia kishin gjithashtu origjinë ushtarake, kryesisht burra me uniformë ushtarake paraqiteshin në formën e konkurseve të bukurisë mashkullore. Lambia ishin gara gjimnastike që përdornin një pishtar për nder të Erihthonit dhe mitit të lindjes së tij.

Pjesë e ceremonive ishin edhe koret e adoleshentëve dhe burrave, që këndonin këngën e Athinasë “Palladha Persepolin Klizo”.

Në Panathinea e Madhe zhvilloheshin gara sportive dhe muzikore, si dhe jepeshin çmime.

Çmimi i parë për të kënduar me shoqërim e kitarës, ishte një kurorë dafine floriri me vlerë 1,000 dhrahmi e shoqëruar me një shpërblim prej 500 dhrahmi.

Çmimet e tjera ishin përkatësisht 1.200, 600, 400 dhe 300 dhrahmi.

Dy çmimet e para për këngën me fyell ishin përkatësisht 300 dhe 100 dhrahmi.

Për muzikën e flautit (pa kënduar) ka pasur edhe dy çmime, çmimi i parë ishte një kurorë.

Është e qartë se në konkursin e këngës dhe muzikës më shumë rëndësi i kushtohej këngës dhe kitarës. Artistët që prezantonin artin e tyre ishin solistë të cilët interpretonin fragmente ekskluzivisht nga veprat e Homerit, ndërsa një përjashtim unik ishte pjesa “Perseis” e Kirilos, në të cilën festohet fitorja e athinasit kundër persëve. Tekstet e tjera nuk lejoheshin.

Krahas garës muzikore ka pasur edhe një “koncert” muzikor, i cili ishte një shfaqje muzikore pa konkurrencë, ku merrnin pjesë dy flautistë. Koncerti ishte një risi dhe një veçori e veçantë e Panathinea.

Previous Story

Financial Times: "Ju Kemi Gënjyer, SPËRKATJA Kimike nga Ajri NUK Është Teori Konspiracioni, por Ngjarje e Vërtetë që Ndihmon në Përballimin e "Vlimit Global"!

Next Story

Fondacioni Bill & Melinda Gates Nënshkroi Marrëveshje me Qeverinë Keniane për të Implantuar 'Chip' Identifikimi tek të Porsalindurit!

Latest from Info

Polemika e Madhe (3)

Problemi i Universit! Cili është problemi kryesor në këtë luftë për jetë a vdekje? Qeveria e