Tatuazhisti francez Pierre na thotë:
“Kam 27 vite në këtë biznes, në artin e tatuazhit, nuk jam një fillestar, jam gjithashtu trajner i çertifikuar.
Kam vërejtur gjatë këtyre kohëve, që personat e vaksinuar reagojnë çuditshëm gjatë proçesit të tatuazhimit. Lëkura e të vaksinuarit duket të mos gjakoset lehtë, nuk skuqet dhe nuk enjtet, thuajse fare. Ka momente që kjo më duket alarmante.
Ka realisht diçka ndryshe në gjak, në lëkurë, duket sikur lëkura nuk reagon për vetmbrojtje.
Jam në gjendje t’ju them me saktësi, pas 20 apo 30 minuta punë, nëse personi që po bën tatuazhin, është ose jo i vaksinuar, kryesisht nga sjellja e lëkurës.
Kam folur për këtë edhe me infermierë dhe mjekë hematologë, sepse është diçka që realisht më preokupon. Disa infermierë më kanë thënë që edhe ato konstatojnë që gjaku i pacientëve koagulohet shpejt dhe është disi më i trashë.
Jam vazhdimisht në kontakt me njerëz të fushës dhe diskutoj për këtë, sepse realisht dua të kuptoj se çfarë po ndodh.
Mendova se ja vlente që ta ndaja edhe me ju!”