“Beson në Zot?” pyesin ata, me njëfarë habie ose përbuzjeje.
Përgjigja është “po, besoj!”
E vërteta është se në këtu nuk më ka pyetur ende askush, nëse besoj. Por kushdo që ka jetuar apo edhe ka vizituar vendet e Europës Perëndimore do të vërejë se besimi në Zot ka dalë “nga moda”. Shumica e kishave mbeten bosh dhe disa shiten për t’u përdorur për ndonjë aktivitet sipërmarrës, zyra, apartamente, dyqane etj.!
Në Europën Perëndimore prej vitesh shikojmë largimin e shoqërisë nga Zoti. Por kundër rrymës dhe plotësisht me vetëdije zgjedh të besoj në Zot dhe të rregulloj jetën time në përputhje me këtë rrethanë vendimtare “busull”.
Fëmijët duhet të sillen pranë Perëndisë që në moshë të vogël, duhet të lexojnë pjesë nga ungjijtë dhe Bibla dhe kur të jenë të rinjë, do të jenë sigurisht ndryshe nga ata të rinj që janë rritur pa Perëndi.
Por absurdi i Europës është se, i riu që është rritur me Krisht kur shkon në universitet, në qarqet akademike, një nga gjërat themelore që mëson është të ketë mendim kritik. Thirren të bëja të njëjtën gjë edhe me krishtërimin. A është Bibla e besueshme dhe e vërtetë? A ishte Krishti një person historik? Apo është e gjitha një përrallë e bukur, e sajuar nga disa mendjemprehta për ta mbajtur popullin të nënshtruar? A është me të vërtetë feja “opiumi i popullit” siç tha Marksi?
Kërkimi për të vërtetën merr kohë, por duke e studiuar çështjen në thellësi, duke lexuar argumentet dhe kundërshtimet, duke parë mendimet e të dyja palëve, besimtarët e rinj në moshë janë të bindur pa dyshim se, Bibla e Shenjtë është me të vërtetë e vërtetë, e besueshme dhe frymëzuar nga Perëndia, se Jezu Krishti ishte me të vërtetë një person real, historik dhe jo thjesht një njeri i thjeshtë, por Zot në mish. Kështu, besimi tek këta njerëz shndërrohet në një bindje të fortë personale.
Besimi i krishterë është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë në jetën dikujt dhe prek çdo dimension të jetës së njeriut. Ndryshe nga disa ateistë që ndoshta besojnë se jeta është një ngjarje e rastësishme, rezultat i evolucionit amoral jopersonal, ne besojmë se njeriu është krijimi i një Zoti të dashur, që na krijoi me duart e veta dhe kujdeset për çdo detaj të jetës sonë si një Atë i dashur, qiellor.
Në nivel personal, jeta mund të ketë uljet dhe ngritjet e saj, por dimë që Ati qiellor është me ne dhe ka gjithmonë zgjidhje. E dimë që ai ka plane për jetët tona dhe kjo na jep forcë të shikojmë përtej të përditshmes. Kemi një qëllim.
Njerëzit mund të duken të pasigurtë. Askush nuk duket se e di se çfarë do të sjellë e nesërmja, askush nuk duket se është në gjendje të kontrollojë situatat dhe kjo krijon një ndjenjë pasigurie për shumëkënd. Por jo të krishterët.
esimtari është student i përjetshëm i Fjalës së Perëndisë, ne e dimë se ashtu siç Krishti erdhi herën e parë dhe ndryshoi historinë e njerëzimit, po kështu Ai do të kthehet për herë të dytë, për të rivendosur botën tonë në përsosmërinë e saj të gjenezës edenike.
Në këtë këndvështrim, jeta ka kuptim.