Zbatimi i Sistemit të Njohjes Biometrike të Fytyrës në Aeroporte

/

Zbatimi i sistemit biometrik të njohjes së fytyrës në Japoni është planifikuar të fillojë në mesin e muajit shtatorit 2024.

Synimi i NEC është ta prezantojë këtë sistem globalisht, duke filluar me vendosjen e tij fillestare në Japoni, në Shtetet e Bashkuara dhe në Singapor.

Sistemi i ri i njohjes së fytyrës përfshin veçori që marrin parasysh modelet e lëvizjes dhe karakteristikat e veshjeve. Kjo qasje është krijuar për të rritur saktësinë e sistemit në zbulimin dhe konfirmimin e individëve në mjedise dinamike.

NEC thotë në reklamën e tij se sistemi nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e fytyrës, por me “tejkalimin e kufijve të teknologjisë mjeko-ligjore”, duke folur për ripërcaktimin e hetimeve dixhitale dhe “investuar në një të ardhme ku teknologjia fuqizon drejtësinë”.

NEC Corporation ka lançuar një sistem të ri biometrik në mënyrë që klientët e saj të mund të përdorin njohjen e fytyrës, për të dentifikuar njerëzit edhe kur ata janë në lëvizje, duke adresuar një kërkesë gjithnjë e më të zakonshme për ambjentet e ngarkuara dhe me trafik human, si aeroportet. Sistemi mund të verifikojë identitetin e një numri të madh njerëzish, duke përpunuar deri në 100 persona në minutë, sipas njoftimit të kompanisë.

NEC thotë se zvogëlon nevojën për barriera fizikë, duke reduktuar kështu mbipopullimin dhe kohën e pritjes.

Të mos harrojmë se tashmë Franca, si vendi pritës i Lojërave Olimpike 2024, ka zbatuar metoda jashtëzakonisht invazive të mbikëqyrjes masive dixhitale, duke përdorur sisteme shumë të sofistikuara të inteligjencës artificiale, ndërsa lufta në Ukrainë shërbeu si një portë dhe terren testimi për kalimin në dixhitalizim dhe të dhënat biometrike të qytetarëve.

Gjigantët e teknologjisë së korporatave transnacionale po krijojnë tashmë një bazë të dhënash të madhe me regjistrime zëri, gjurmë gishtash dhe gjurmë pëllëmbësh, skanime të fytyrës dhe retinës, me qëllim përdorimin e të dhënave biometrike në vitin 2024.

Dhe nëse mendoni se kjo ka të bëjë me sigurinë e publikut në zonat shumë të populluara, ndoshta duhet të mendoni përsëri dhe të mendoheni mirë.

Pas pak vitesh nga sot, Policia nuk do të ndjekë më përdhunuesit dhe vrasësit (ata nuk do të përbëjnë më kërcënim për shoqërinë, pasi do të skanohen, pra do të kontrollohen), ndërsa si “kriminelë të së ardhmes” do konsiderohen qytetarët që do të refuzojnë t’i nënshtrohen regjimit të mbikëqyrjes dixhitale, biometrike dhe gjenetike.

Sipas të dhënave nga IATA Sustainability and Economics, trafiku i aeroportit të Japonisë pritet të dyfishohet deri në vitin 2041. Zbatimi i sistemit biometrik të njëhjes së fytyrës është planifikuar për në shtator 2024. Synimi i NEC është ta prezantojë këtë sistem në mbarë botën, duke filluar me vendosjet e para në Japoni, në Shtetet e Bashkuara dhe në Singapor.

NEC është një furnizues kryesor i biometrisë së aeroportit në mbarë botën, me shembuj të fundit që janë paraqitur në aeroportin Haneda të Japonisë. Filiali i NEC në SHBA NSS gjithashtu shënoi shumë rezultate në Rally 2022 DHS Biometric Technology, i cili vlerësoi përputhjen biometrike për grupet e njerëzve në mjediset e aeroportit.

Sistemi mund të gjenerojë sinjalizime vizuale nëpërmjet ekraneve të sipërme, duke lejuar vëmendje të menjëhershme ndaj përpjekjeve të paautorizuara. Ai gjithashtu mbështet integrimin me syzet AR dhe sistemet e hartës së projektimit.

NEC deklaron se sistemi mund të zbatohet me kërkesa minimale hard-uerike, duke përdorur vetëm një kamera dhe një terminal fundor “me madhësinë e pëllëmbës”. Terminali është i pajisur me përshpejtim hard-ueri për përpunimin e njohjes së fytyrës dhe mund të trajtojë llogaritjet për vërtetimin biometrik në kohë reale në vend.

Previous Story

10 +1 Fakte të Çuditshme për Trupin e Njeriut

Next Story

Ukrainë: Barazh me Dronë Kundër Rusisë - Në Prag të L3B?

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,