Gruaja e shtypi me fuoristradën e saj, alienin e paligjshëm që i rrëmbeu çantën.
Prokuroria e akuzon 65-vjeçaren për vrasje me dashje.
Në mediat e Italisë, një video po bëhet virale, video ku shfaqet një grua duke ndjekur dhe shtypur me makinën e saj një alien ilegal që i kishte rrëmbyer më herët çantën.
Shikoni videon:
Burri, Said Malkoun, një emigrant i paligjshëm nga Algjeria (i njohur ndryshe si maroken), i cili ishte akuzuar për veprën e vjedhjes edhe në të kaluarën, siç raportojnë mediat italiane, qarkullonte me një leje qëndrimi të përkohshme.
Pasi i vodhi çantën gruas, ajo me fuoristradën e bardhë Mercedes e goditi atë në mënyrë të përsëritur, ku sipas videos, regjistrohet se katër herë gruaja e përplas pas murit vjedhësin.
Biznesmenia 65-vjeçare është larguar për një moment nga vendi i ngjarjes, por është kthyer, ka marrë çantën dhe ka vazhduar rrugën.
Cinzia Dal Pino, biznesmenia, pohoi në polici se burri e kërcënoi duke i thënë se kishte një thikë, por pas kontrollit nuk u gjet asnjë thikë në vendngjarje.
Prokurorët e akuzojnë atë për vrasje të shkallës së parë me dashje, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe identitetin e viktimës.
Rasti ka ngjallur reagime të ashpra, prokuroria ka proçeduar me hetimin e detajuar të ngjarjeve, ndërsa vetë gruaja mbetet në paraburgim.