Shtyllat që Godasin për të Imponuar Globalizimin

/

Shtyllat që godasin për të imponuar globalizimin janë “ekonomia”, “ekologjia”, sigurisht e ashtuquajtura “pronë sociale”, por kryesisht NJERIU!

Prona jonë private më e rëndësishme është trupi ynë dhe sigurisht synohet monitorimi dhe kontrolli i jetës sonë private, i vetë NJERIUT!

Por kjo është edhe pjesa më jetike e këtij plani.

Kur flasin për barazi sociale (Social Equity) nënkuptojnë thjesht varfërimin e një pjese të madhe të popullsisë dhe natyrisht përmes kësaj, kolapsin ekonomik të kombeve të zhvilluara, ku në rastin tonë shikojmë rënimin ekonomik të Europës.

Më kujtohen fjalët e një shkencëtari, pikërisht Zbigniw Brezinsky, i cili përmendi në vitin 1995: “Nuk mund t’i imponoheni globalizimit brenda natës, duhet ta bëni gradualisht”!

Cilat shtylla pra duan të godasin për të vendosur globalizëm absolut?

Ideja për pronën sociale, na paraqitet me fjalët e bukura “të gjithë të kenë akses në ujë të pastër dhe ajër të pastër”. Domethënë për pronë do të keni vetëm ujin dhe ajrin? Këtë thotë edhe Kamala Harris!

Kur shikoni se çdo gjë bëhet më e shtrenjtë, për shembull energjia elektrike, dijeni se po ju sulmojnë në infrastrukturën e familjes, e cila fatkeqësisht ka një ndikim të madh në ekonominë e familjes, por edhe në komoditetin e së përditshmes.

Janë të destinuar për të shkaktuar kolaps në financat tona personale!

Jemi në diktaturën shumëkombësheve, që është një mega-shtet totalitar, në Perëndim të paktën, problemet e shteteve ngjasojnë, kanë pothujse të gjitha vendet, të njëjtat probleme dhe problemi kryesor është që po shkojmë drejt varfërimit.

Prona sociale është një kod që synon gjithashtu, uljen e qartë të popullsisë!

Pra, nëse konsiderojmë ekonominë, ekologjinë dhe pronën sociale, si tre rrathë që priten mes tyre, pika në qendër, është e përbashkët dhe është pika ku arrihet “ekuilibri”, që nuk është aspak një ekuilibër.

Arma tjetër e instalimit të globalizmit totalitar është kontrolli dhe monitorimi i individit dhe pronës, gjithmonë e shoqëruar kjo me manipulimin e klimës dhe mjedisit.

Ky është ekuilibri i dëshiruar që i referohem si Diktaturë Globale, siç përshkruhet edhe nga Orwell në librin e tij “1984”!

Është shumë e rëndësishme të dimë se si qytetarë kemi ende mundësi të rezistojmë dhe të luftojmë për lirinë tonë! Çdo reagim i vonuar është më shumë hapësirë për të instaluar tërësisht regjimin global.

Dhe kjo është mundësia që kemi të gjithë tani për tani, të rezistojmë, të bërtasim, të refuzojmë dhe të bashkëpunojmë. Të ekspozojmë të gjithë bashkë gjithçka të tmerrshme që ndodh për ne, si dhe të punojmë së bashku për të shkurtuar financimin e këtyre projekteve.

Kanalet e informacionit, Media e shitur, apo Media e sistemit që ju informon, i përkasin 5 familjeve të mëdha, që mbështesin sistemin dhe këto që lexoni këtu, një ditë edhe mund t’i zhdukin, nëse i lejojmë të marrin pushtetin absolut.

Është koha të funksionojmë si një komunitet i vërtetë, si një masë kompakte dhe të mund të rrëzojmë të gjitha qeveritë që sot janë në pushtet.

Ekonomia

Ekologjia / Klima

Prona Sociale

Njeriu

Ekonominë e kanë në dorë dhe njeriun e tërheqin për hunde.

Mjedisin dhe motin e ndikojnë dhe e modifikojnë siç dëshirojnë, për të krijuar panish dhe katastrofa.

Pronën sociale do na e sigurojnë, duke na i marrë të gjitha, edhe financat, edhe banesën.

Në fund do të na marrë shteti edhe fëmijët, që t’i rrisë ai me metodat e tij, për të rritur ushtarë të sistemit dhe jo krijesa të lira të Perëndisë dhe prindërve që i lindën.

Liria është mirëqënie!

Liria është Njeriu, njeriu është liri.

Lirinë në i kanë rrëmbyer. Nuk iu mjafton kjo, po na çojnë në varfëri dhe në luftë. Armiku i sistemit është njeriu. Armiku i natyrës është njeriu. armiku i financave është njeriu.

Dhe të gjitha këto bëhen dhe ndodhin nga një grusht njerëzish! Një grsht njerëzish që kanë në dorë qeveritë tona.

A ka logjikë që të ulim kokë dhe të bindemi për të shkuar me këmbët tona drejt thertores?!

Previous Story

Polemika e Madhe (2)

Next Story

OKB Mblidhet për të Nënshkruar "Paktin për të Ardhmen" - Publiku i Painformuar Pyet, për Kë të Ardhme?

Latest from Info