Ai e cilësoi “angari” ceremoninë përkujtimoren për mijëra viktimat e 11 shtatorit!
Kamala Harris teksa i dëgjonte këto, mbeti është pa fjalë!
Tërbim në SHBA kundër demokratëve!
Presidenti amerikan Joe Biden, pavarësisht tërheqjes nga gara presidenciale, dëshmohet se është aleati më i mirë i Donald Trump një ditë pas debatit për rezultatin e të cilit ndahen opinionet: Ai ra në një gafë (nëse nuk e ka bërë me dashje…) të tmerrshme me rastin e përvjetorin e sulmit terrorist në Kullat Binjake, duke e përshkruar orarin e tij, ai iu referua ceremonisë me fjalën “angari” dhe faktit të pjesëmarrjes së tyre në shërbimin vjetor përkujtimor të sulmit terrorist.
Duke folur me gazetarët teksa po përgatitej të hipte në helikopterin Marine One, presidenti amerikan tha: “Po shkoj në ditëlindjen e mbesës sime në New York. Pastaj do të shikojmë debatin dhe kam për t’u marrë me 11 shtatorin”.
Biden ishte planifikuar të vizitonte Ground Zero në New York dhe Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Shanksville, PA., përpara se të kthehej në zonën e Uashingtonit për të mbajtur zi për viktimat e sulmit të Pentagonit.
Në rrjeter sociale vetë të tijtë kanë filluar ta sulmojnë. Stuhi reagimesh që lanë në hije edhe debatin mes Trump dhe KAamla, me komente në platformën X, të tilla si: “pse ky terrorist është ende atje?”; “ndoshta është tërhequr nga zgjedhjet për t’u bërë terrorist në pleqëri”; “A do të kemi sërish të njëjtat? Oh, jo!”; “le të përfundojë shpejt ky cirk”.
Kamala Harris nuk e komentoi gabimin e ri të eprorit të saj, duke refuzuar të komentojë.
Pas kapeles së Trump që Biden veshi, një ditë pas debatit televiziv, pas disa orë bën një gafë të stisur, për të ndihmuar Trump, mes dhuratash të njëpasnjëshme.