Schengen me Datë Skadence – Rikthehet Sistemi VISA?

/

Vendet e mëposhtme kanë shtrirë kontrollet e shtuara të brendshme në kufijtë e tyre, për periudhën 20 shtatir – dhjetor 2024: Austria, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia, Sllovenia dhe Suedia.

Ndërsa Gjermania ka njoftuar se do të zgjasë kontrollet e brendshme në kufijtë e saj, deri në mars 2025.

***

Rojet kufitare mund të kërkojnë dokumente identifikimi dhe të kryejnë kontrolle të imtësishme të udhëtarëve që kalojnë kufijtë në vendet e prekura të Schengen. Udhëtarët duhet të kenë dokumentet e tyre të identifikimit dhe shtetasit e përjashtuar nga VISA duhet të kenë parasysh ditët e tyre të lejes Schengen, pasi kufiri për shtetasit e përjashtuar nga VISA për të qëndruar në vendet e Schengen është 90 ditë në një periudhë 6-mujore. Numri i ditëve të qëndrimit do të ruhet me fanatizëm. Por mund të kërkohen edhe dokumenta ekstra lidhur me vendqëndrimin, afatit kohor të qëndrimit, qëllimin e udhëtimit, aftësinë financiare për të përballuar udhëtimin dhe qëndrimin, si dhe justifikime të tjera, sipas shtetit të destinacionit.

Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se mund të ketë vonesë në përditësimet e faqes për Zonën Schengen, pas shpalljes së kufizimeve të zgjatura, nga shtete anëtare të BE-së.

Kontrollet e kufijve të brendshëm, në parim, nuk lejohen brenda zonës Schengen pasi ato kanë si pasojë vonesën e trafikut në kufi dhe pengimin e lëvizshmërisë brenda Tregut të Vetëm Europian. Megjithatë, ato janë të mundshme si masa të përkohshme të sigurisë kombëtare.

Këto kontrolle kanë qenë në fuqi që nga fundi i vitit 2015 në forma të ndryshme në disa vende të prekura. Për këtë arsye, Bashkimi Europian po shikon ndryshimin e Kodit Kufitar të Schengenit, për të lejuar institucionet europiane të shqyrtojnë kapacitetet e vendeve të BE-së, për të rifutur kontrollet kufitare në kufijtë e brendshëm të Schengen.

Disa vende anëtare të BE-së po kërkojnë mbetjen në zonën Schengen vetëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Zvicrës.

Ndërsa e njëjta tezë po mbështetet edhe nga të gjitha partitë politike, pa dallim kahu politik, në: Austri, Gjermani, Itali, Francë, Hollandë, por edhe në Spanjë.

Shqipëria është një ndër vendet që preket nga ristrukturimi i Zonës Schengen, pasi do të detyrohet t’i kthehet regjimit të VISAve.

Ndërkohë që në rast situatë lufte, kufijtë e vendeve mbyllen.

Previous Story

Traumë - Ja Çfarë Akt Kanë Kryer!

Next Story

Rast Studimor: Nëse Kamala...!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,