Komisioni “Sjell” Ndalimin e Pirjes së Duhanit Edhe në Hapësirat e Jashtme Publike

/

Nisma e re rekomandon shtetet anëtare të BE-së të zgjerojnë politikat pa duhan në hapësirat kryesore të jashtme publike.

Komisioni Europian, siç përmendet në draftin e Komisionit, propozon ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat jashtë, në vendet e Bashkimit Europian.

Vendet e BE-së duhet të konsiderojnë shtrirjen e ndalimit të pirjes së duhanit në zonat e jashtme të ngrënies, stacionet e autobusëve, kopshtet zoologjike dhe vende të ngjashme.

Nisma e re rekomandon që shtetet anëtare të zgjerojnë politikat pa duhan në hapësirat kryesore të jashtme për të mbrojtur më mirë njerëzit në BE, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë.

Hapësirat e jashtme përfshijnë zona rekreative në natyrë ku fëmijët ka të ngjarë të mblidhen, të tilla si këndet e lojërave publike, parqet argëtuese dhe pishinat, zonat e jashtme të lidhura me objektet e kujdesit shëndetësor dhe arsimor, ndërtesat publike, objektet e shërbimit dhe stacionet e Transportit Publik.

Komisioni po propozon rregulla më të rrepta për cigaret elektronike “nëse ato përmbajnë nikotinë apo jo”, në një përpjekje për të trajtuar duhanin pasiv, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) duke paralajmëruar për efekte negative shëndetësore, siç janë problemet e rëndësishme të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian inkurajon Shtetet Anëtare të ndajnë praktikat më të mira dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për të maksimizuar ndikimin e masave të marra në të gjithë BE-në.

Komisioni do të ofrojë mbështetje, duke përfshirë një grant të drejtpërdrejtë prej 16 milion € nga programi EU4Health dhe 80 milion € nga programi Horizon, për të forcuar kontrollin e duhanit dhe nikotinës dhe parandalimin e varësisë.

Komisioni do të zhvillojë gjithashtu një paketë mjetesh parandaluese për të mbështetur mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve.

https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/IP_24_4682

Dhe me këtë masë ndaluese, përqindja e lartë e popullsisë duhanpirëse nuk do të mund të frekuentojë dot më kafene dhe hapësira të tjera argëtimi, që përkthehet në ulje të xhiros ditore, deri në falimentim të një seri biznesesh.

Nikotina dëmton! Po vaksinat dëmtojnë?

Previous Story

Polemika e Madhe (5)

Next Story

Një Metodë Inovatore e Ruajtjes së ADN-së u Zbulua për t'u Përdorur Pas… Zhdukjes së Njerëzimit!

Latest from Info

Polemika e Madhe (5)

Rëndësia e Mësimdhënies Mësimi i polemikës së madhe zbulon betejën e tmerrshme të zhvilluar nga çdo