Me siguri, që këtë nuk duhej ta kisha thënë!
Reagime të ndryshme ka shkaktuar deklarata e kandidates së Partisë Demokratike për zgjedhjet amerikane, Kamala Harris, në të cilën ka treguar edhe një herë se është pro përdorimit të armëve dhe dhunës.
E ftuar tek Oprah Winfrey, Harris deklaroi se do të mbrohej me armë, në rast se dikush do të hynte në shtëpinë e saj.
“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do ta qëlloj”, tha ajo duke tronditur të pranishmit.
Në një moment sikleti, Harris qeshi në mënyrë karakteristike, duke shtuar të paimitueshmen fjali:
“Unë ndoshta nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me të më vonë”.
Harris, para kësaj deklarate, i tha Winfrey-t se ajo dhe shoku i saj, Tim Walz, janë të dy pronarë armësh.
Kamala Harris, pavarësisht marrëdhënies së saj të diskutueshme me armët, e ka bërë të qartë qëllimin e saj për të zbatuar një ndalim të armëve sulmuese, të cilat ajo i ka përshkruar si “një mjet lufte”.
Megjithatë, ajo theksoi se është mbështetëse e Amendamentit të Dytë, i cili mbron të drejtën për të mbajtur armë, por megjithatë do të donte ligje më të rrepta për armët.
Kjo është kandidatja e majtë, kjo kontradiktore me veten. Në fakt nuk është kontradiktore, është thjesht dhe vetëm një mashtruese, por edhe demente politike, teksa publikisht nuk e kontrollon dot veten.