Kamala Harris Thirrje për Mbylljen e Platformës “X” për Shkak të Lirisë së Pakontrolluar të Fjalës & Mungesës së Mbikëqyrjes!

/

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, kandidatja për presidente e SHBA-ve, bëri thirrje që platforma X të mbyllej, në një intervistë me gazetarin Jake Tapper, që po bënte xhiron e mediave sociale në atë kohë.

Sipas zv.presidentes dhe kandidates, X duhet të mbyllet për shkak të ndikimit të tij të pakontrolluar dhe mungesës së mbikëqyrjes rregullatore.

Kamala i tha Tapper se pronari i X, Elon Musk, ka “humbur privilegjet e tij” dhe se platforma e mediave sociale që ai zotëron “duhet të mbyllet”, duke shtuar se X “u flet drejtpërdrejt miliona dhe miliona njerëzve pa mbikëqyrje”. Ajo theksoi nevojën për kontroll më të rreptë mbi platformat e mediave sociale, duke vënë në dukje se platformat si X kanë potencialin për të formuar opinionin publik.

Musk bleu X, që atëherë quhej Twitter, në vitin 2022. Ai e pozicionoi atë si një bastion të fjalës së lirë, duke hequr shumë nga kufizimet e vendosura nga administrata e mëparshme, veçanërisht ish drejtorët ekzekutivë Jack Dorsey dhe Parag Agrawal.

Sipas procedurave normale, politikanët duhet ta shpërblejnë Musk për fjalën e lirë, por ne vazhdimisht i dëgjojmë të rrëfejnë për rreziqet, sepse nuk ka mbikëqyrje të mjaftueshme prej tyre.

Kjo deklaratë u bë menjëherë virale në internet kur figura të famshme, përfshirë Robert F. Kennedy Jr. (RFK Jr.), e ka shpërndarë atë. RFK Jr. më pas shkroi: “A mundet dikush t’i shpjegojë zonjës se liria e fjalës është një e drejtë dhe jo një “privilegj”?

Postimi i RFK Jr., i cili sugjeron më tej se Kamala kërcënoi të mbyllte platformat e mediave sociale që nuk i përmbahen “narrativave të sanksionuara nga qeveria”, mori më shumë se 200,000 pëlqime dhe shpërndarje ditën që u postua. Një tjetër përdorues e shpërndau videon me një mbishkrim: “Kamala do të mbyllë X nëse fiton presidencën”.

Sipas fushatës së Kamala, komentet e saj në klip ishin për pezullimin e Trump nga Twitter në vitin 2021. Por komentet e saj ishin veçanërisht për përdorimin prej tij të mediave sociale. Për më tepër, vërejtjet e Kamala u përqendruan në atë se, platformat e mediave sociale duhet të zbatojnë rregulla të qëndrueshme.

“Përfundimi është se ju nuk mund të thoni se keni një rregull për Facebook dhe keni një rregull tjetër për Twitter”, tha ajo. “Duhet të zbatohet i njëjti rregull, që është se duhet të ketë përgjegjësi në këto faqe të rrjeteve sociale për të kuptuar fuqinë e tyre. Ata flasin drejtpërdrejt me miliona e miliona njerëz pa asnjë nivel mbikëqyrjeje apo rregullimi, dhe kjo duhet të ndalet”.

Shumë liderë perëndimorë kanë bërë thirrje prej kohësh për një kontroll të shtuar të platformave si X, e cila është akuzuar shumë herë për “dezinformim” mes propagandës ruse dhe të tjera pretendime të rreme, të njohura.

Si ndihen vërtet mbështetësit e Kamalës në Shqipëri që vijnë nga partia kryesore sistematike PS për këtë, ata vërtet duan të çensurojnë veten, pasi kandidatja e tyre e preferuar po ua kërkon këtë. Dhe nëse janë dakord me deklaratën e saj, pse nuk largohen vetë nga platforma pasi nuk ka mbikëqyrje të mjaftueshme nga qeveritë.

Për shembull pse nuk largohet Rama nga X (Twitter)?

Previous Story

Bill Gates: "Problemi më i Madh i të Rinjve Sot Është… Dezinformimi"!

Next Story

Rusi: Qyteti Rus Tikhoretsk Është në Gjendje të Jashtëzakonshme pas Një Sulmi me Dronë Ukrainas

Latest from Info