Zvicër: U Vu në Funksion Dhoma-Kabinë me Gaz Azot për Vetëvrasje!

/

U konfiskua me gjithë kufomë brenda!

Dhoma është në formën e një kabine të vogël.

Disa persona janë arrestuar në Zvicër për përdorimin e një dhome vetëvrasjeje të asistuar, një lloj sarkofagu që lejon dikë të bëjë eutanazi, pa ndihmën e mjekut.

“Zyra e prokurorit publik të kantonit të Schaffhausen hapi një procedurë penale kundër disa personave për nxitje dhe ndihmë për vetëvrasje dhe shumë prej tyre u arrestuan”, tha policia kantonale zvicerane në një deklaratë.

Prokuroria publike e këtij kantoni të vogël që ndodhet në veri të Zvicrës, afër Gjermanisë, u informua dje nga një studio ligjore se “një vetëvrasje e asistuar me ndihmën e një dhome Sarco ka ndodhur në një kasolle pyjore në Merischhausen pasdite”, sipas policisë.

Sipas mediave zvicerane, kjo është hera e parë që përdoret kjo dhomë vetëvrasëse e quajtur Sarco, e emërtuar sipas fjalës sarkofag. “Dhoma e vetëvrasjeve Sarco u sekuestrua dhe (trupi i) personit që vdiq, kufoma u dërgua (…) për varrim”, shtoi policia.

Kjo dhomë ka formën e një kabine të vogël në të cilën personi që dëshiron t’i japë fund jetës së tij duhet të shtrihet dhe më pas t’i përgjigjet një sërë pyetjesh për të konfirmuar se është i vetëdijshëm për atë që po bën, përpara se ai vetë të shtypë një buton për t’u çliruar azot.

Personi pritet të humbasë vetëdijen dhe të vdesë brenda pak minutash, sipas shoqatës që promovon dhomën.

Në korrik, kompania promovoi dhe prezantoi Sarco duke thënë se donte të vazhdonte me një përdorim të parë në Zvicër, gjë që shkaktoi bujë, pasi vendi lejon eutanazinë e asistuar, por vetëm me një mjek.

Megjithatë, shoqata e tij e promovimit njoftoi në fund të korrikut se personi që do të ishte i pari, i cili do ta përdorte atë, një grua amerikane rreth të pesëdhjetave, ishte skualifikuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj mendore.

Ministrja e Brendshme zvicerane Elisabeth Baum-Sneider tha dje gjatë një seance pyetjesh parlamentare se “dhoma e vetëvrasjeve Sarco është kundër ligjit”.

Para së gjithash, ajo nuk plotëson “kërkesat në lidhje me të drejtën për sigurinë e produktit”. Përveç kësaj, përdorimi i azotit brenda kësaj kapsule “nuk është në përputhje” me Aktin e Produkteve Kimike, shpjegoi ministrja zviceriane.

Previous Story

Si Mund ta "Vrasim" & Zhdukim Ramën!

Next Story

CEO i JP Morgan, J. Dimon: "Vetëm Zoti e Di se Çfarë do të Ndodhë me Planetin në Muajt e Ardhshëm"!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,