Μarinella Humb Ndjenjat Duke Kënduar në Skenën e Amfiteatrit Antik ‘Herodei Attikou’, në Këmbët e Akropolit

/

Përpara fillimit të koncertit kishte dhimbje të forta koke. Gjatë këngës së tretë këngëtarja u dorëzua dhe kaloi në gjendje lipotimie. Sipas informacioneve pasi u mor nga bashkëpunëtorët e saj dhe u vendos prapa skenës në pritje të ambulancës, erdhi në kontakt me ta dhe dha shenja jete.

Këndoi vetëm dy këngë përpara se të dorëzohej, në koncertin e së mërkurës në mbrëmje, duke shkaktuar ankth dhe agoni tek të gjithë miqtë dhe publiku që kishte mbushur shkallët e teatrin antik.

U rrëzua teksa këndonte një prej këngëve të saj më të njohura me titull “Fjalët janë të tepërta” dhe duke thënë vargjet “Perëndia im, na mësove ti, kaq shumë të duam…”.

Këngëtarja 86-vjeçare ra në skenë, muzikantët reaguan për t’i dhënë ndihmën e parë dhe më pas një ambulancë e transportoi në spitalin “Ygeia” të Athinës, ku iu bë rezonanca elektromagnetike dhe dyshohet për një apopleksi cerebrale.

Urojmë shëndet për gjiganten e muzikës greke, që mesa duket karrierën e saj 70-vjeçare e mbylli në skenë, në këmbët e Akropolit, në një prej amfiteatrove më të vjetër në botë.

Previous Story

Ministri i Jashtëm Britanik për Putinin & Rusinë: "Je Pronar Skllevërish që Drejton Një Shtet Mafioz"

Next Story

Me Patologjinë e Protagonistit

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,