Palaçot e Brukselit

/

Oligarkia e BE-së e ka kaluar çdo kufi!

Palaçot e BE-së po dërgojnë energji elektrike në Ukrainën e shkatërruar dhe qytetari europian po e paguan atë nëpërmjet rritjeve paranojake të çmimeve në të gjitha vendet e Europës!

Sikur i drejtohej ndonjë studenti kureshtar, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, iu përgjigj letrës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, e cila shtronte çështjen e mprehtë të kërkimit të një zgjidhjeje europiane për deformimet e tregut të energjisë, që çojnë në mospërputhje të mëdha në çmimin e energjisë elektrike mes vendeve të BE-së.

Jo vetëm që Von der Leyen e pranoi problemin e madh që është krijuar në Europë, lidhur me çmimit e energjisë elektrike, me qetësi olimpike, por pranoi gjithashtu se një pjesë e problemit është për shkak të krizës me të cilën po përballet Ukraina, për shkak të sulmeve të zgjatura ruse në infrastrukturën dhe rrjetet e instalimeve elektrike në vend, ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror rus dhe disa arsye të tjera.

Vetëm të enjten e kaluar Von der Leyen dhe Fatih Birol, kreu i Komisionit Ndërkombëtar të Energjisë (IEA), pranuan në një konferencë të përbashkët shtypi se Ukraina do të përballet me mungesa masive të energjisë elektrike këtë dimër dhe ishin të gatshëm të shpallin një plan urgjent të veprimit për të siguruar energjinë elektrike për Ukrainën.

Raporti përkatës i IEA për sigurinë energjetike të Ukrainës thotë se ndërlidhja me sistemin kryesor europian të energjisë elektrike kontribuoi shumë në sigurinë e energjisë elektrike të Ukrainës, pasi më parë Ukraina (dhe Moldavia), menjëherë pas sulmit rus, u integruan me shpejtësi rrufe në sistemin europian me ndihmën e fuqishme të Komisionit Europian. Ndërlidhjet elektrike të Ukrainës me BE-në vijnë kryesisht mes Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

I njëjti raport i IEA pranon se me rritjen e furnizimit me energji elektrike europiane në Ukrainë këtë dimër, “mund të ketë komplikime në balancat dhe çmimet e tregut.

Çmimet e energjisë elektrike në Europë kanë ndryshuar pak nga kulmet e vitit 2022, por çmimet e përgjithshme të energjisë elektrike, veçanërisht në Europën Jugore, mbeten të larta në krahasim me nivelet e para konfliktit.

Shumica e vendeve të Europës Jugore varen drejtpërdrejt nga gazi për prodhimin e energjisë elektrike dhe gjatë muajve të verës tregjet e zvogëluara të gazit, të kombinuara me korridoret e mbipopulluara të energjisë, moti i nxehtë dhe prodhimi i ulët hidroelektrik, kanë rezultuar në diferenca të konsiderueshme çmimesh me pjesën tjetër të Europës…”.

Si Komisioni Europian, ashtu edhe IEA pranojnë drejtpërdrejt se Europa, domethënë konsumatorët europianë, po i japin energji elektrike Ukrainës për të plotësuar nevojat në rritje të popullsisë së vuajtur.

Sipas Von der Leyen, fushat e riparimeve të rrjetit, ndërlidhjeve dhe stabilizimit i kanë kushtuar BE-së mbi 2 miliardë euro që nga viti 2022 dhe deri më sot.

Presidentja e Komisionit Europian njoftoi se BE-ja do të sigurojë 160,000,000 euro shtesë për dimrin e ardhshëm. 60.000.000 euro do të ndahen për arsye humanitare, ndërsa 100.000.000 euro të mbetura do të ndahen për riparime dhe BRE.

Kjo shumë do të tërhiqet nga depozitat e ngrira bankare ruse në BE.

Megjithatë, askush në Bruksel nuk jep fare informacion sesi është vlerësohet çmimi i energjisë elektrike europiane që furnizon Ukrainën, në të cilën hyjnë shumë faktorë.

Dhe përveç kësaj, askush nuk i përgjigjet pyetjes se, kush e paguan në fund të fundit energjinë elektrike në Ukrainë.

Dhe mbi të gjitha, nëse dhe si çmimi i kësaj energjie elektrike u kalon konsumatorëve europianë të energjisë elektrike, përgjithësisht shumë të shtrenjtë.

Familjet e varfëra europiane po paguajnë shumë shtrenjtë energjinë, për hir të Ukrainës dhe luftës që po zhvillon shteti ukrainas, përveç ndihmës ekonomike në qindra miliardë që BE ka dhënë në Ukrainë nga taksat e Europianëve.

Palaçot e BE-së, me një luftë farsë në Ukrainë po shkatërojnë shtetasit europianë, po i varfërojnë ata dita-ditës.

Previous Story

Çfarë Mund të Thotë Një Sulm i NATO-s në Tokën Ruse?

Next Story

Këshilltari i Erdogan Bën Deklaratën që Trondit - Xhamia al-Aqsa, Izraeli & Greqia...!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,