“Vetëm nëse integriteti ynë territorial kërcënohet, ne do t’i përgjigjemi Izraelit”, tha ministri i jashtëm iranian.
Irani nuk do t’i përgjigjet Izraelit për vrasjen e Nasrallah, Moska dhe Pekini e kanë siguruar Teheranin, duke iu përgjigjur “ndërhyrjeve shqetësuese” të Rusisë dhe Kinës për një sulm të mundshëm të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit, për vrasjen e Nasrallah.
Menjëherë pas njoftimeve nga dy aleatët kryesorë të Iranit, Ministri i Jashtëm i këtij të fundit, Abbas Araghchi, në një deklaratë për AFP, tha se “Tehrani nuk do të dërgojë luftëtarë në Liban apo Gaza dhe do t’i përgjigjet Izraelit vetëm nëse kërcënohet integriteti i tij territorial”, duke përshkruar me saktësi kuadrin e përshkruar nga mast.al në ditët e kaluara. Në një konflikt të tillë, rrezikohet shumë më tepër sesa fati i një Nasrallah apo i një Haniya.
Mundësia e përmbysjes së regjimit iranian pas një disfate të mundshme në konfliktin me Izraelin dhe SHBA-në, është më shumë një makth për Rusinë dhe Kinën se çdo gjë tjetër, siç e kemi analizuar tashmë për disa herë.
Si Moska, ashtu edhe Pekini këshillojnë udhëheqjen iraniane “të mos tërhiqet në grackën izraelite dhe të përfshihen në një luftë të hapur kundër Izraelit”.
Dy fuqitë kundërvënëse të SHBA-ve theksojnë se “garantojnë sigurinë e Iranit” (regjimit), por me kushtin që “nuk do të përshkallëzohet kriza”.