A350 e Turkish Airlines fluturonte për në SHBA.
Kapiteni vdiq në fluturim (!) por mbijetuan!
A350 ishte nisur nga Seattle, SHBA për në Stamboll.
Kapiteni Ilchehin Pehlivan i fluturimit A-350 të Turkish Airlines vdiq gjatë fluturimit! Por për fat të mirë, bashkëpiloti arriti të ulë avionin!
Në fakt, ai pësoi një atak në zemër pasi u nis nga Seattle dhe teksa ndodheshin pranë bregut lindor të SHBA.
Ekuipazhi i dha ndihmën e parë, por nuk mundi ta mbante në jetë dhe ai “u shua” në kabinë.
Bashkëpiloti kërkoi menjëherë uljen dhe mori përparësi, duke arritur të ulë avionin i vetëm dhe të shpëtonte 250 jetë pasagjerësh!
Zëdhënësi i kompanisë, Yahya Ustun, njoftoi në rrjetet sociale se “pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë pilotit, e cila megjithatë nuk funksionoi, ekuipazhi në kabinë, i cili përbëhej nga një kapiten dhe një ndihmës pilot, vendosi të bënte një ulje emergjente. Fatkeqësisht, kapiteni ynë vdiq para uljes”.
Pehlivan kishte punuar për Turkish Airlines që nga viti 2007 dhe ishte 59 vjeç.
Më 8 mars 2024, ai i ishte nënshtruar një kontrolli rutinë mjekësor në Qendrën Mjekësore të Forcave Ajrore, i cili nuk tregonte ndonjë problem shëndetësor themelor që do ta pengonte të kryente detyrën.
Fluturimi është devijuar për në New York dhe janë bërë procedurat e nevojshme që pasagjerët të kthehen prej andej, drejt Turqisë.