Ukraina: 1.4 Miliardë Euro nga Gjermania, Danimarka, Belgjika & Norvegjia

/

Çfarë tha kancelari gjerman Olaf Scholz?

Hapën sërish “thesin” europianët për Zelenskin.

Një ndihmë tjetër ushtarake prej 1.4 miliardë eurosh nga partnerët perëndimorë për Ukrainën u njoftua më herët sot nga kancelari Olaf Scholz teksa mirëpriti presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Kancelarinë gjermane.

“Me mbështetjen e partnerëve tanë, Danimarkës, Belgjikës dhe Norvegjisë, ne do t’i dorëzojmë Ukrainës deri në fund të vitit pajisje shtesë ushtarake me vlerë rreth 1.4 miliardë euro”, tha Scholz, duke iu referuar sistemeve të mbrojtjes ajrore Iris – T dhe Skynex. Sisteme kundërajrore Gepard, tanke dhe transportues personeli të blinduar, transportues personeli, dronë dhe municione.

Gjermania “mbetet fort në anën e Ukrainës”, theksoi kancelari dhe dënoi sulmet ruse kundër infrastrukturës ukrainase, sulme të cilat, siç tha ai, “synojnë të ulin disponimin e rezistencës së ukrainasve”.

Kancelari kërkoi riorganizimin e një konference paqeje për Ukrainën, me pjesëmarrjen e Rusisë, me të cilën, siç sqaroi ai, pajtohet edhe presidenti Zelenski.

“Qëllimi ynë është një paqe e qëndrueshme dhe e drejtë për Ukrainën. Është e qartë se paqja mund të arrihet vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe kjo kërkon ende përpjekje të mëdha. Por një paqe e diktuar nga Rusia nuk mund të pranohet”, theksoi Olaf Scholz.

Volodimir Zelenski, nga ana e tij, falenderoi kancelarin për mbështetjen e tij dhe vuri në dukje se sistemet e mbrojtjes ajrore të ofruara nga Gjermania ndihmuan në shpëtimin e mijëra jetëve.

“Gjermania e ka ndihmuar vendin tonë në mbrojtjen ajrore më shumë se të tjerët. Ky është një fakt.

Dhe kjo ka shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve dhe u siguron qyteteve dhe fshatrave tona mbrojtje nga terrorizmi rus”, shtoi ai dhe bëri thirrje që mbështetja të mbetet në të njëjtin nivel për të vazhduar luftën kundër pushtimit rus. “Qëllimi duhet të jetë arritja e një paqeje të drejtë”, përfundoi Zelenski.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Athinë: Arrestohet Një Çift Shqiptarësh për Posedim Arme & Eksplozivi!

Next Story

Tronditëse: Shpërthen Karburanti - Qytetar në Vend që të Mbrohej, Filmonte & Kjo i Shkaktoi Vdekjen!

Latest from Info