Presidenti rus Vladimir Putin thotë se SHBA ndërhyn vazhdimisht në çështjet aziatike dhe po i tërheq partnerët europianë drejt një konflikti me Kinën si “qenushët në zinxhir”.
Putin po fliste në një takim të shefave të mediave të BRICS të premten, kur ai pretendoi se marrëdhëniet unike të Rusisë me Kinën dhe bashkëpunimi në rritje midis Moskës dhe Pekinit në arenën ndërkombëtare janë bërë një nga “faktorët kryesorë të stabilitetit strategjik në botë”.
“Russia Today” raporton se Putin tha që marrëdhëniet Rusi-Kinë ndërtohen në “baza të barabarta…, duke marrë parasysh interesat e njëri-tjetrit dhe duke dëgjuar gjithmonë njëri-tjetrin”.
Uashingtoni, nga ana tjetër, ka ndjekur politika kundërproduktive në Azi dhe ka bindur partnerët e tij europianë të bëjnë të njëjtën gjë, pohoi Putin.
“Askush nuk dëshiron t’i pyesë europianët për mendimin e tyre. A duan europianët që të prishin marrëdhëniet e tyre me Kinën dhe të përfshihen, nëpërmjet strukturave të NATO-s, në Azi dhe të krijojnë një situatë atje që do të shkaktojë shqetësim midis vendeve të rajonit, përfshirë Kinën?
Ju siguroj, europianët nuk e duan këtë”, këmbënguli Putin, duke vënë në dukje se “megjithatë, ata po tërhiqen zvarrë si pengje, nga xhaxha i madh që tërheq qenushin pas tij.
Ka procese objektive të zhvillimit ekonomik, që janë të lidhura me një milionë faktorë”, shpjegoi lideri rus, duke shtuar se sanksionet e SHBA-ve ndaj Kinës kanë dështuar, sepse përpjekjet për “të frenuar zhvillimin e Kinës kanë një ndikim negativ në ekonominë e vetë SHBA-ve”.
Duke folur në seancën plenare të Forumit të Biznesit BRICS në Moskë, Putin deklaroi se kombet e grupit janë bërë shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike ndërkombëtare dhe se potenciali i tyre do të vazhdojë të rritet.
I just could not leave your web site before suggesting that I really enjoyed the standard information a person supply to your visitors Is gonna be again steadily in order to check up on new posts
Blue Techker I really like reading through a post that can make men and women think. Also, thank you for allowing me to comment!