Koreanët e Veriut mbërritën në Ukrainë dhe pushtuan territoret e para së bashku me trupat ruse.
Një batalion i Koresë së Veriut “bëri ndryshimin” në një betejë në periferi të Pokrovsk.
Trupat e Koresë së Veriut hynë në betejë shumë më shpejt sesa prisnin në Perëndim dhe sigurisht në Kiev.
Ata tashmë kanë arritur sukseset e tyre të para në frontin e Pokrovsk, duke pushtuar së bashku me trupat ruse fshatin Chukurino në periferi të qytetit, që është bastioni i fundit i Ukrainës në Donetsk!
Tashmë flamuri i Koresë së Veriut po valëvitet bashkë me atë rus në zonën e pushtuar! Vlerësohet se në luftime ishte përfshirë një batalion koreano-verior, të cilët ishin “çelësi” për të thyer mbrojtjen e Ukrainës.
Ata mbërritën në fushën e betejës dy javë më parë.
Tashmë 12,000 trupa të Koresë së Veriut kanë kaluar në territorin rus dhe Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut ka treguar se Koreja e Veriut ka të ngjarë të dërgojë edhe më shumë trupa për të mbështetur Rusinë në fushën e betejës (marrëveshja e bashkëpunimit strategjik përmend dërgimin e 40.000 koreano-veriorëve përkrah trupave ruse).
Në të njëjtën kohë, “mercenarë nga 85 (!) vende po luftojnë në krah të Kievit”, theksojnë zyrtarët rusë, duke denoncuar Perëndimin, i cili i rekruton dhe ka marrë përsipër mbulimin e tyre financiar.