Ekspozohet Plani i “Deep State” për të mos Çertifikuar Një Fitore të Trump

/

Rrëfimi përmes projeksionit: “Politico” ekspozon planin e lojës së Deep State për të mos çertifikuar një fitore të kandidatit Trump.

Politico ka tërhequr perden e skenës, për të para prapa kuintave strategjinë më të fundit të Deep State për të parandaluar Donald Trump që të rimarrë detyrën, duke zbuluar planet e tyre për të mohuar çertifikimin e një fitoreje të kandidatit Trump, ndërsa akuzojnë republikanët për minimin e demokracisë!

Janë të shumtë ata që presin sulm kibernetik në makineritë e votimit, për të mos patur mundësinë e leximit të rezultatit.

Janë të tjerë që parashtrojnë mundësinë që demokratët të ndërpresin në shumë qendra numërimin, për ta vonuar dhe manipuluar rezultatin.

Ndërsa njohës të ligjit, mendojnë se demokratët do të kalojnë në kallëzime penale, qoftë edhe të pabaza, për të krijuar vonesë në dhënien e rezultatit përfundimtar.

Sa më sipër, konvergojnë në synimin fundor, për të krijuar përplasje dhe konflikt të brendshëm në SHBA, duke lënë kaosin si armën e fundit në përdorim, për të mos lejuar çertifikimin e zgjedhjeve, mes përpjekjesh të vazhdueshme për ta epitetizuar Trumpin si një Hitler të SHBA-ve.

Por rezultati i thellë i fitores, diferenca kaotike në vota mes dy kandidatëve, e vështirëson shumë përpjekjen e demokratëve për manipulim dhe në fund sërish fituesi do të mbetet fitues.

Po flasim sërish, për herë të dytë pas vitin 2020 për manipulim zgjedhjesh në SHBA. Kështjella e fundit e një sistemi deri diku demokratik, ka rënë.

Po vjen mesa duket koha për një luftë dhe përmbysje të madhe, me shumë dhimbje, por që ndoshta do të sjellë një epokë të re, me individë të lirë, me më shumë normalitet në shtetet kombe dhe me një ekonomi më të sigurtë dhe uniforme, të paktën për vendet e Perëndimit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ministria e Jashtme Ruse, Kancelarit Gjerman: Pse u Krijua Bazë e NATO-s në Rostock, Duke Shkelur Traktatin e Vitit 1990 për Bashkimin e Gjermanisë?

Next Story

Bill Gates do të Dalë në Gjyq në Holandë, pas Padisë për Dëmtim nga Vaksina Covid!

Latest from Info